• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
24 vendet ku janë fshehur Gyleni dhe krerët tjerë të organizatës FETO
Home
Nderkombetare

24 vendet ku janë fshehur Gyleni dhe krerët tjerë të organizatës FETO

4 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Liderët e FETO-s, të cilat janë të pandehurit në seancën kryesore gjyqësore, përfshirë edhe udhëheqësin e kësaj organizate Fetullah Gülen, kanë ikur nga organet e ndjekjes turke dhe është konstatuar se ata ndodhen në 24 vende të botës.

Në kuadër të seancës kryesore gjyqësore kundër organizatës Fetullahci/struktura paralele shtetërore (FETO), që shteti turk e konsideron si organizatë terroriste, Turqia ka kërkuar ekstradimin e 54 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se janë arratisur jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca kryesore kundër FETO-s zhvillohet në Gjykatën e 4-t Penale në Ankara kurse gjykata në Ministrinë turke të Drejtësisë ka dorëzuar kërkesat për ekstradimin e 54 të arratisurve në gjithsej 24 shtete. Liderët e FETO-s, të cilat janë të pandehurit në seancën kryesore gjyqësore, përfshirë edhe udhëheqësin e kësaj organizate Fetullah Gülen, kanë ikur nga organet e ndjekjes turke dhe është konstatuar se ata ndodhen në 24 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Moldavia, Nigeria, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgizisë, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Republika e Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Përveç udhëheqësit të FETO-s Gülen, Turqia ndër të tjera nga autoritetet e SHBA-së kërkon ekstradimin e ish-kryeredaktorit të gazetës “Zaman” Ekrem Dumanli, imamin e FETO-s në gjyqësor Ahmet Cana, Sekretarin e Përgjithshëm Cevdet Turkyolu, imanin e FETO-s në akademinë e policisë dhe ushtarisë Sait Aksoy, krye koordinatorin e FETO-s jashtë shtetit Ali Ursavaë, ish-kreun e Bordit të Bankës – Asia Mustafa Talat Katircioglu dhe Seref Ali Tekalan, i cili vitin e kaluar u emërua Rektor i Universitetit të North America në Teksas.

Nga SHBA-të kërkohet ekstradimi edhe i ish-Drejtori i Përgjithshëm të ish-gazetës “Zaman” Recep Uzanlli, mjekët personal të Gülenit, Tuncay Delibasi dhe Kudret Unal si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të TUSKON Mustafa Muhammet Gunay.

Turqia nga Britania e Madhe kërkon ekstradimin e të arratisurit të FETO-s, në mesin e të cilëve është kreu i Koza-Ipek Holding, Hamdi Akin Ipek dhe ish kryetar i Bordit të Asia bank Ali Çelik. Një nga kërkesat për ekstradim do t’i dërgohet edhe autoriteteve të Shqipërisë ku sipas informacioneve ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s Nevzat Ayvaci.

Nga Gjermania, Turqia kërkon ekstradimin e të arratisurve, në mesin e tyre Abdullah Aytamaz i cili konsiderohet si personi i dytë në hierarkinë e organizatës terroriste FETO. Në mesin e kërkesave të përgatitura për ekstradim në Turqi është edhe Mustafa Ozcan, i cili njihet si imami i FETO-s për Ballkanin dhe që është vendosur në Kazakistan.

Turqia po për një total prej pesë të pandehurve kërkon ekstradimin nga disa shtete ku është vërtetuar se kanë qëndruar. Këta janë të arratisurit e FETO-s kundër të cilëve në Ankara është ngrituar aktakuza para 15 korrik 2016 dhe tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak të kryer nga anëtarët e organizatës terroriste të cilët më parë ishin infiltruar në ushtri, polici dhe institucionet e tjera turke.

Grupi, ndër të tjera, akuzohet edhe për përpjekje për të marrjes të institucioneve shtetërore, rrënimin e rendit kushtetues-ligjor në Turqi dhe krijimin e një oligarkie autoritare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi i dedikon disa fjalë dy meshkujve të saj (FOTO)
Previous article Salah nuk duron më shumë se 10 minuta, ndëshkohet Manchester City në ‘Anfield’ (Video)

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT