• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANABISI I KAPUR NË ORIKUM/ Zbulohet itinerari i trafikut: Nga Mali i Zi e Kroacia për në… (FOTO)
Home
Breaking News

KANABISI I KAPUR NË ORIKUM/ Zbulohet itinerari i trafikut: Nga Mali i Zi e Kroacia për në… (FOTO)

4 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nisur nga masat e forta të kontrollit që Guardia di Finanza kryen në vijën bregdetare me Shqipërinë, trafikantët e drogës kanë ndryshuar strategji për transportimin e lëndës narkotike.

Pas bllokimit të një sasie prej 630 kg kanabis sativa, grupi hetimor ka zbuluar linjën që do të ndiqnin trafikantët për dërgimin e saj në Itali.

Mësohet se fillimisht, gomonia do të shkonte në Malin e Zi, më pas në Kroaci dhe prej andej do të nisej drejt Italisë, për të shmangur kështu Guardi di Finanza.

Por nga ana tjetër, mësohet se gjatë aksionit që çoi në sekuestrimin e një sasie prej 630 kg kanabis dhe një gomoneje, Policisë i ka shpëtuar një mjet lundrues.

Zbulimi i lëndës narkotike erdhi pas ndjekjes së gomones, e cila doli pa leje nga vendbaza e saj, në Radhim të Vlorës. Lëvizjet e dyshimta të gomones në orët e para të mëngjesit kanë nxitur Policinë të nisë kontrollet nga toka dhe deti. Rreth 50 metra larg vendit ku ndodhej gomonia në ishullin e Sazanit, u gjet sasia rekord e lëndës narkotike.

Gjatë aksionit, forcat e Kufirit konstatuan një tjetër gomone më të vogël, e cila i shpëtoi ndjekjes në det të hapur.

Dyshimet e Policisë janë se gomonia e sekuestruar, prej 8 metrash e me dy motorë të fuqishëm, në bordin e së cilës u gjet edhe një sasi e konsiderueshme e rezervave ushqimore dhe karburantit, kishte për destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas do të kalonte në Kroaci dhe më pas lëndën narkotike do ta trafikonte drejt Italisë si destinacion final.

Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se po vijon krehja e zonës për ndonjë tjetër sasi të mundshme të fshehur në bregdetin e Orikumit. Mësohet se kontrollet kanë vijuar edhe në disa banesa të tjera në zonën e Orikumit, pasi Policia ka pasur dyshime se veç sasisë prej rreth 630 kg lëndë narkotike të sekuestruar, mund të ketë edhe ndonjë tjetër sasi lënde narkotike.

orikum droge

Gjatë aksionit të Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Forcë, u arrestuan edhe gjashtë persona, tre prej të cilëve ndodheshin në mjetin tip furgon, që po transportonte lëndën narkotike, ndërsa tre personat e tjerë ndodheshin në mjetin lundrues tip gomone, që u sekuestrua më pas nga Policia e Vlorës.

Burime nga Policia kanë saktësuar se hetimet janë duke vijuar, pasi dyshohet edhe për përfshirjen e të tjerë personave në këtë rrjet trafiku. Gjatë aksionit të koduar “SEA”, Policia e Vlorës sekuestroi 630 kg lëndë narkotike, pesë automjete, një mjet lundrues tip gomone dhe 900 gramë vaj hashashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leipzig-Marseille, në “Red Bull Arena” priten gola
Previous article TMERR në varrezat e Sharrës/ I vdekuri del nga arkivoli teksa po e varrosnin dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT