• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ulsi Manja THIRRJE opozitës: Mos bëni gabimin e Berishës në 97’
Home
Shqipëri

Ulsi Manja THIRRJE opozitës: Mos bëni gabimin e Berishës në 97’

4 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i PS e njëkohësisht kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja i ka bërë thirrje kolegëve të PD e LSI që të mos bëjnë thirrje për ndasi krahinore, pasi kësisoj po bien në kurthin e krijuar në vitin 97’, në kohën kur Berisha sipas tij bënte të njëtën politikë të gabuar.
I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Manja tha se pas protestës së kryer në Kukës e po ashtu asaj që prej ditësh është mbajtur në ambientet e drejtorisë së policisë në Tiranë, fshihet dukshëm dora e opozitës dhe militantëve të saj partiakë.

“Protesta u kërkua pa dijeni nga këshilli Bashkiak në Kukës. Ata që djegin pronën publike nuk janë qytetarë. Ajo që më vjen keq që është se pas kësaj fshihet dora e opozitës. Partia Demokratike pasi bindi LSi për tu bashkuar së bashku tani kanë arritur të bien bashkë për mosbindje civile. Për Rrugën e Kombit nuk mund të flasë kurrsesi Berisha dhe Basha. Basha vodhi dhe u kthye pastaj në vendin e krimit.

Dhe po ashtu në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe Basha ministër u vranë 4 veta të pafajshëm në bulevard. Thirrjet e Lulzim Bashës dhe Berishës janë për ndasi krahinore. Unë ju bëj thirrje që të heqin dorë nga kjo mënyrë e të bërit politikë pasi Kukësi, Tropoja Saranda dhe të gjithë janë të Shqipërisë dhe kjo qeveri është e shqiptarëve. Sali Berisha e ka provuar ndasinë e Shqipërisë veri-jug në 97. Edhe këtë radhë është i dështuar se në atë protestë në Kukës dhe para Drejtorisë së Policisë mori vetëm një grup militantësh. Edhe sot ishte një shfaqje e shëmtuar, ku deputeti ka abuzuar me statusin dhe ka ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë,” tha Manja./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndaj City-t/ Policia ndez alarmin e kuq në Liverpool
Previous article La në burg 11 kuksianë, gjyqtarja e Kukësit shoqërohet me policë (FOTOLAJM)

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT