• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.8 për qind në vitin 2017, kush ishte kontributi kryesor
Home
Ekonomi

INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.8 për qind në vitin 2017, kush ishte kontributi kryesor

4 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.84% gjatë vitit 2017. Shifrat e rritjes ekonomike u bënë publike dje nga Instituti i Statistikave.

“Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2017, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pati rritje prej 3,84 për qind krahasuar me vitin 2016”, theksohet në raport.

Instituti i Statistikave vlerëson se degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kanë pasur këtë ecuri: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0.72 për qind. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 3.65 për qind. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria Përpunuese, ku shënoi rritje me 16.72 për qind. Ndërsa Energjia Elektrike dhe Industria Nxjerrëse shënuan rënie, përkatësisht me 17.25 për qind dhe 1.99 për qind.

Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 4.29 për qind. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3.96 për qind, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 21.99 për qind, si edhe tregtia me shumicë, transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 6.53 për qind. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11.24 për qind. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 2.64 për qind.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 4.14 për qind. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 5.60 për qind. AHMETAJ Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje në rrjetet sociale se rritja ekonomike prej 3,8 për qind është më e larta në një dekadë, duke tejkaluar dhe pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare.

“Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare. Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%. Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”, u shpreh ministri Ahmetaj./PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turi Hyska festoi 33-vjetorin si burrë i martuar, por kur njohu Orindën, ishte një...
Previous article 19-vjeçarja tregon sekretin, si të rrisni ndjekësit në Instagram (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT