Deputeti i PD Ervin Salianji e krahason ndalimin e protestuesve të Kalimashit me arrestimet e Serbisë që i ndalonte në Prishtinë qytetarët dhe i mbante në burg në Beograd.
Në një status në rrjetet sociale, Salianji shkruan:
“Rama si serbët! Pasi tenton ta ndajë kombin për 10 Euro, sillet edhe me keq se pushtues me arrestet e qytetarëve. Njësoj si Serbia që i arrestonte ne Prishtinë dhe i mbante në burg në Beograd!”
Sot Gjykata e Tiranës është blinduar nga forca të shumta policie teksa është caktuar ora për dhënien e masave të sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së dhunshme të të shtunës.


