Forca të shumta policore janë mbledhur në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet sot seance gjyqësore për 23 të arrestuarit e protestët së Rrugës së Kombit.
AlpeNews.al sjell ekskluzivisht pamjet e para nga organizimi policor, i cili ka nisur që para 2 orësh të bllokojë të gjithë zonën përreth Gjykatës së Tiranës.
Banorët dhe kalimtarët janë atë të cilët duhet të kalojnë postoblloqet e policisë për të shkuar në punë. Kontrolli i qytetarëve që kanë kaluar është bërë me mjete identifuikimi, shpjegon reporter i AlpeNews.al në terren.
Sipas informacioneve paraprake, policia shprehet se media e ka të ndaluar të marrë pjesë apo të filmojë, qoftë dhe nga jashtë gjykatës kalimin e të arrestuarëve.
Sipas burimeve policore në terren, të pyetur deri sa kohë do të qendrojë i bllokuar qarkullimi, u shprehën se: “Ky bllokim do të vazhdojë deri në përfundim të seancës gjyqësore për dhënjen e masës së sigurisë, deri në shoqërimin e të arrestuarëve në komisarjat, raporton AlpeNews.al.
Sic mund të kuptohet kjo është një nga rastet ku masa e sigurisë nga forcat policore është më e shtrënguara se herët e tjera.
Të arrestuarit janë shpërndarë në komisarjatet 1, 2 dhe 3, dhe sapo ka nisur transportimi i tyre për në gjykatën e Tiranës ku do të jepet sot vendimi.
Dy prokurorët Alketa Lushi dhe Edmond Aqifi kanë kërkuar masa të sigurisë, si arrest me burg për 12 persona dhe arrest me shtëpie dhe detyrim paraqitjeje. Ende nuk dihet se cila do të jetë trupa gjykuese.
Të 23 të arrestuarit do të përballen me vendimin e Gjykatës masat e sigurisë janë:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.
Përgatiti: AlpeNews.al










