Kleriku Fetullah Gulen ka komentuar për herë të parë arrestimet dhe deportimet e njerëzve të tij nga Kosova gjatë një operacioni që u zhvillua të enjten e kaluar nga Shërbimi sekret turk ku u përfshi edhe pala kosovare.
Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.
“Banditët po rrëmbejnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund ti duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është rrëmbimi në Pakistan banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën”, ka thënë Gulen.
Imami i cili për shkak të konfliktit me Erdogan ndodhet në azil në SHBA nuk e ka përmendur rivalin e tij Erdogan i cili po e lufton ashpër nën akuzat se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa pucit të vitit 2014.
Së fundmi, autoritet turke e kanë akuzuar Gulen edhe për vrasjen e ambasadorin rus Andrei Karlov, dhjetorin e vitit 2016 në Ankara.


