Së fundmi janë zbuluar disa gjurmë të mëdha dinozaurësh në Isle of Skye, Britani.
Gjurmët janë lënë nga dinozaurët 170 milionë vjet më parë, por vetëm kohët e fundit janë parë në shkëmbinjtë e Skye, raporton Daily Mail.
Gjurmët e gjetura i përkasin dinozaurve të llojit Sauropod të cilët ishin të gjatë 15 metra dhe peshonin më shumë se 10 ton.
Ata vijnë nga një kohë e quajtur Middle Jurassic dhe ka shumë pak informacione për to.
Por gjurmët tregojnë se dinozaurët në Britani u shfaqën të paktën 230 milionë vjet më parë dhe duket se kanë qenë të civilizuar e jetonin në mënyrë paqësore së bashku. (TemA)








