Nis paraditen e sotme në parlamentin e Shqipërisë është thirrur interpelanca nga deputeti Alket Hysenaj, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Debati po zhvillohet mbi parkun e Burintit.
Por nga radhët e deputetëve të PD, Albana Vokshi, u çua dhe zuri foltore në parlament, jashtë rregullave, por kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka urdhëruar të mbyllet mikrofoni, dhe e ka lënë Vokshin pa folur. Vokshi nuk ka lëvizur nga foltorja për disa çaste. Seanca është ndërprerë për 5 minuta dhe ndaj deputete. Deputeti demokrat Spaho i është përgjigjur sjelljes së kryeparlamentarit si jo korrekte. /AlpeNews.al/


