• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Befason deputeti: Ngjarjet e fundit në Kosovë, skenar nga Thaçi, Rama e Vuçiç
Home
Rajon

Befason deputeti: Ngjarjet e fundit në Kosovë, skenar nga Thaçi, Rama e Vuçiç

3 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë kanë qenë të përgatitura.
Duke iu referuar ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri të vendit për ta arrestuar zyrtarin serb, Marko Gjuriq, dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, me kërkesë të Turqisë, Rugova ka thënë se ato janë bërë me një skenar të udhëhequr nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Rugovës, në përgatitje të këtij skenari ka gisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Po tentojnë të arrijnë, me Aleksandar Vuçiqin, që ta bëjnë një kompromis serbo-shqiptar”, ka thënë Rugova në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Hashim Thaçi është notari më i mirë në ujëra të turbullt dhe në kriza”, ka deklaruar Rugova.

“E ka mbrapa Edi Ramën, me një qasje të çuditshme”, është shprehur deputeti i LDK’së.

Duke folur më tej për Thaçin, Ramën e Vuçiqin, Rugova ka thënë se ata përbëjnë “një treshe që po funksionon ‘par exellence’”.

Rugova ka pyetur pse Thaçi dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të fshehta. “Pse dialogu të udhëhiqet mes presidentëve, kur ne jemi republikë parlamentare?”, ka thënë ai.

“Pse të takohen? Për çka të takohen ata?”, ka pyetur më tej Rugova.

Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që Kosova të dëmtohet. “LDK është këtu ta ruajë këtë shtet”, është shprehur ai. /Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E marta e Françesk Radit: Ja detajet e ceremonisë përkujtimore të ndarjes nga jeta të artistit të mirënjohur!
Previous article Khloe Kardashian shpreh dëshirat: “Dua që vajza ime t’i ngjajë...”(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT