Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu thotë se pagesa në Rrugën e Kombit nisi aplikimin pa pritur pavarësisht e për të kishin dijeni që prej vitit 2016.
Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se në Kukës askush nuk ishte në dijeni për vendosjen e tarifës, madje as institucionet shtetërore lokale.
“Ja kam thënë edhe Ramës në telefon.
Askush në Kukës nuk kishte dijeni që do të vihej taksa.
Nuk e dinte as drejtori i policisë.
As ai nuk kishte informacion që kalimi në Rrugën e Kombit ishte bërë me pagesë.
Ajo u vu papritur pa u konsultuar me njeri” – tha kryebashkiaku demokrat i Kukësit.
Ai zbuloi se kishte folur edhe më herët me kryeministrin dhe ministrat për tarifën në Rrugën e Kombit, por kërkesat e tij kishin rënë në vesh të shurdhët.
“Unë kam komunikuar që në 2016-ën me kryeministrin dhe ministrat.
Kam kërkuar informacione për taksën.
Desha të di se si do të funksiononte për banorët e zonës, për shërbimet e bashkisë dhe për ambulancat apo policinë.
I jam drejtuar që në 2016-ën me një letër ministrisë së transporteve, por nuk mora asnjë përgjigje” – tha Shehu.


