Spartak Ngjela thotë se Rama duhet të dorëhiqet pas protestës në Kalimash ku dhjetra qytetarë dogjën dhe shkatërruan sportelet ku pritej të kryhej pagesa e taksës për Rrugën e Kombit.
Avokati që së fundmi ka intensifikuar kritikat ndaj qeverisë “Rama”, mendon se shteti është në krizë pasi sipas tij Perëndimi ka ndaluar financimet.
Ai i bën thirrje shefit të qeverisë se” Ti nuk je monark absolut o zotëri. Kush të lë të bësh këtë. Njerëzve nuk iu duhet kush e ka vjedhur rrugën, cili kryeministër, cili ministër. Njerëzit nuk mund të paguajnë vjedhjen e të tjerëve. Në qoftë se është fakti që rruga ka mbetur e pambaruar”
“Mendimi im është që shteti është në krizë. Është në krizë sepse këta spo bëjnë dot reformat. Perëndimi i ka ndaluar financimet.
Sepse në momentin që hapen negociatat, nisin dhe financimet.
Reforma nuk bëhet sepse kap këta. Çfarë presin ndonjë luftë botërore të shpëtojnë nga reformat? Një ndërtim me koncesion varet tek investimi. Nëse kam investuar normalisht do kërkoj të marr fitimin.
Një koncesion i një miniere merret nga prodhimi i një miniere. Ky është një investim i bërë me paratë e shqiptarëve. Nuk është pak se është 1 miliard e ca, sepse nja 300 mln janë vjedhur. I shkatërroi fare.
Ti nuk je monark absolut o zotëri. Kush të lë të bësh këtë. Njerëzve nuk iu duhet kush e ka vjedhur rrugën, cili kryeministër, cili ministër. Njerëzit nuk mund të paguajnë vjedhjen e të tjerëve. Në qoftë se është fakti që rruga ka mbetur e pambaruar
“Nuk ka kryeministër që thotë s’kam mundësi. Kryeministri që nuk gjen dot mundësinë jep dorëheqjen në botë. Nuk i thotë se bëj dot, i thotë vetes dhe jep dorëheqjen.
Keni kryeministër një mësues vizatimi. E dini apo jo? E dini çdo të thotë në shekullin e 21-të ku ekonomia e tregut dhe ligji janë në funksion maksimal, ju keni vënë kryeministër një mësues vizatimi.
E kuptoni ku jeni. Si u bë kryeministër me leje ndërtimi. Ky duhet të ikë një orë e më parë”, u shpreh Ngjela.


