• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Të ndaluarit SFIDOJNË prokurorët: Nëse ka video që e dogjëm ne sportelin, bëjmë dyfish burgim
Home
Aktualitet
Kronikë

Të ndaluarit SFIDOJNË prokurorët: Nëse ka video që e dogjëm ne sportelin, bëjmë dyfish burgim

2 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit zbarkuan gjatë të hënës në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje 23 personat e arrestuar pas protestës dhe shkatërrimeve në pikën e pagesës së tarifës për Rrugën e Kombit.

Të arrestuarit janë pyetur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në komisariatet nr.1 dhe 3. Burimet kanë pohuar për Top Channel se asnjë nga 23 të ndaluarit nuk ka pranuar se ka djegur apo qëlluar me gurë ndaj policisë në pikat e pagesës së tarifës të ngritur nga firma koncesionare, madje mësohet se ata kanë kërkuar një marrëveshje fjale me prokurorët se nëse ata siguronin video, ku ata duken duke kryer akte dhune, do të bënin dyfishin e viteve të burgut që parashikon vepra penale.
Zjarri-ne-sportelet-në-Rrugën-e-Kombit
Të njëjtat burime kanë pohuar se pritet që të ndaluarit të dalin para Gjykatës së Kukësit ditën e mërkurë, ku do të caktohen masat e sigurisë për secilin prej tyre.

Sakaq, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për tetë persona, të cilët mbrëmjen e 1 prillit kanë protestuar në hyrje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, gjatë kohës që prokurorët zhvillonin seancat e pyetjeve, jashtë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës qindra qytetarë nga Kukësi, por edhe nga Tirana kanë vijuar protestën për lirimin e 23 të ndaluarve, duke mbajtur për orë të tëra të bllokuar Rrugën Sami Frashëri.

Por, në mungesë të policisë, e cila nuk kishte bllokuar hyrjen për në këtë rrugë, dy qytetarë e kuptuan që nuk mund të kalonin vetëm kur mbërritën tek turma dhe tentuan ta hapin vetë kalimin, deri kur kërkuan ndihmën e një patrulle policie që kaloi pranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit: Fëmija im nuk do të... (VIDEO)
Previous article Dëshira e madhe e Barcelonës në mbrojtje është talenti ri francez

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT