Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka oligarkë.
Ai tha se ka vetëm sipërmarrës që kanë punuar dhe kanë ushtruar biznesin e tyre edhe në kohën kur Shqipëria është drejtuar nga të tjera forca politike.
“Jemi kundër dhunës mbi sipërmarrjen.
Nuk ka oligarkë, ka vetem sipërmarrës që kanë bërë biznesin e tyre edhe në kohën kur vendi është qeverisur nga forca të tjera politike.
Ky është sinjali që u japim sot biznesmenëve të huaj apo atyre shqiptarë”, deklaroi Jaka në mbledhjen e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë.
Në fjalën e tij ai e ka dënuar dhunën ndaj investimeve të biznesmenëve privatë në vend, ndërsa është shprehur për më shumë transparencë.
Jaka ka theksuar se Dhomat e Tregtisë do negociojnë për uljen e tarifave për kategori të ndryshme dhe përdoruesit e shpeshtë:
“Jemi për më shumë transparencë dhe ka një hapësirë për të negociuar tarifat.
Por jemi kundër dhunës ndaj sipërmarrësve privatë.
Ata kanë investuar në mirëbesim të ligjit dhe nuk mundtë goditen.
Dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private.
Nëse ne e neglizhojmë këtë fakt atëherë secili prej nesh duhet ta braktisë këtë vend.
Nëse themi do kundërshtojmë një taksë pa bërë analizë, hajde ta kundërshtojmë pa bërë analizë.”
(TemA)


