• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Erdogan me uniformë ushtarake, jep mesazhe nga kufiri me Sirinë
Home
Nderkombetare

FOTO/ Erdogan me uniformë ushtarake, jep mesazhe nga kufiri me Sirinë

2 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Pas kërcënimeve dhe akuzave për Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanjahu, në mitingjet e partisë së tij në Adana dhe Hatay, Presidenti turk ka veshur uniformën ushtarake dhe i është drejtuar kufirit me Sirinë.

Si rrallë herë më parë, Kryekomandanti i Ushtrisë Turke, i kamufluar në uniformën ushtarake, mbërriti të dielën në pikën zero në kufi, në garnizonin e Ogulpınarit.

Aty e prisnin drejtuesit më të lartë ushtarakë, ushtarët dhe artistët që kishin mbërritur nga Stambolli në shenjë mbështetje ndaj operacionit “Dega e Ullirit” që ushtria turke prej muajsh po zhvillon kundër kurdëve në Siri, të cilët ajo i shikon si kërcënim për integritetin e saj territorial.

Nga kufiri, Erdogan tha se Turqia nuk pret më ndihmë nga të tjerët, por e ndërton vetë të ardhmen duke ndërtuar armët e dhe dronët e vet. Në më shumë se dy muaj operacion kundër formacioneve kurde në Siri, të cilët Turqia thotë se kanë lidhje me organizatën terroriste të PKK-së që lufton për pavarësi të Kurdistanit, Erdogan tha se janë neutralizuar 3 852 terroristë.

Në fjalimet e tij, Erdogan ka kritikuar ashpër Presidentin Francez Emanuel Macron, i cili ka pritur në Paris një delegacion të PYD-së, organizatës kurde ndaj së cilës Turqia po lufton në Siri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLAUDIA MALAJ/ Pse protesta e Rrugës së Kombit mori ngjyrim politik?
Previous article Me të qeshur, me të ngjeshur: Acarohet situata mes Ledion Liços dhe koleges së tij në emision LIVE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT