• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përplasjet me Turqinë, ushtria greke në alarm ‘portokalli”. Mobilizim dhe në kufirin greko-shqiptar
Home
Rajon

Përplasjet me Turqinë, ushtria greke në alarm ‘portokalli”. Mobilizim dhe në kufirin greko-shqiptar

2 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Megjithëse në qendër të politikës së saj ndaj Ankarasë, Athina ka vendosur moton “vetëpërmbajtje deri në maksimum”- ka disa javë që forcat e ushtrisë greke janë në alarm ‘portokalli”.

Pas deklaratës së fundit nga kryeministri turk, i cili për herë të parë pas krizës midis dy vendeve në vitin 1996, i ka quajtur ishujt Imia si pjesë e Turqisë, në mbrëmjen e së dielës i veshur me rroba ushtarake presidenti Erdogan ka kritikuar ashpër BE dhe Greqinë duke ngjallur reagimin e fuqishëm të Athinës.

“Nuk thate asgjë për 8 ushtarakët turq puçistë që u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter.

Tsipras më tha se do t’i kthejë për 15 ditë, por kaluan muaj dhe vite dhe jo vetëm që nuk i ktheu, por edhe po i mbron terroristët.

Kurse per dy ushtarakët grekë, që i kapëm brenda kufirit tonë, ka vënë edhe Europën ta na i kërkojë.

E pra siç thoni ju se për 8 turqit do vendosë drejtësia greke, edhe për dy grekët do vendosë drejtësia turke”- ka thënë ai.

“Greqia është shtet i së drejtës dhe ka një kryeministër që respekton dhe njeh procedurat e drejtësisë greke dhe jo një sulltan, që mund të premtojë për vendimet e gjykatave”, thuhet në deklaratën për shtyp të zyrës së kryeministrit Tsipras.

Tashmë në Athinë janë të bindur se gjatë muajve në vazhdim mund të ketë një incident të nxehtë në Egje dhe kështu shpjegohet edhe gatishmëria ushtarake, ndërsa burime diplomatike shtrojnë pyetjen se sa mund të durojë Greqia sfidat turke në një rast të tillë.

Ndërkohë në shtypin grek nuk ka kaluar pa i dhënë rëndësi edhe vizitës së shefit të shtabit të forcave të armatosura të Greqisë, Alkiviadhis Stefanis në postat ushtarake në perëndim të vendit në kufijtë greko-shqiptare gjate kësaj fundjave.

“Kufiri greko-shqiptar. Stafi i postës, rojat e kufirit dhe banorët e fshatit ruajnë Termopilet. I falënderojmë dhe i përgëzojmë ata”!- ka qene mesazhi i tij në Twitter.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E pabesueshme: Ariana Grande deklaratë publike dashurie për artistin shqiptar
Previous article Lidhja speciale midis nënës dhe të biri / Çiljeta befason me këtë foto !

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT