Me sekretin që rrethon situatën e helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij, blogerët rusë vunë re se dikush hyri në faqet e rrjeteve sociale të Yulia Skripal kur ajo thuhet se ishte në gjendje kritike në spital.
Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, u gjetën në një stol në Salisbury më 4 mars dhe Anglia pretendon se pas kësaj ngjarje fshihet Rusia.
Për disa javë, autoritetet britanike e përshkruan gjendjen e tyre si “të qëndrueshme, por kritike”.
Lajmi që Julia ndihej më mirë dhe madje “po përmirësohej me ritme të shpejta”, erdhi këtë të enjte, raporton agjencia ruse e lajmeve “RT”.
Megjithatë, statusin e fundit në faqen më të popullarizuar të rrjetit social të Rusisë, VK.com (VKontakte), shihet se ajo e “vizitoi së fundi më 7 mars”, vetëm tre ditë pas sulmit kimik, kur Julia thuhet se po luftonte me jetën.
Megjithatë nuk është e thënë që Julia e ka përdorur vetë profilin e saj, meqë fjalëkalimi i saj mund të njihet nga njerëz të tjerë, si një mik ose një anëtar i familjes ose një hetues.
Postimi i saj i fundit, i datës 3 mars, ishte një gif i një qeni që ecën mbi këmbët e pasme, me një titull në gjuhën ruse që thotë: “Vallëzon si askush nuk është duke e parë”.



