• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Degradon mbledhja në Kukës, demokratët përplasen me Spahon: Komunist i vogël s’je me Bashën këtu, protestuam edhe…
Home
Shqipëri

Degradon mbledhja në Kukës, demokratët përplasen me Spahon: Komunist i vogël s’je me Bashën këtu, protestuam edhe…

1 April, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Mbledhja e opozitës që po zhvillohet në Kukës është përfshirë nga një debat i ashpër.

Mësohet se sapo është hapur mbledhja nga kryetari i degës, Arif Rexhmati janë kërkuar të ngrihen dy pika.

E para situata aktuale, dhe e dyta qëndrimi që deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit, Flamur Noka ka mbajtur në parlament , duke thënë se organizohet një protestë nga mbështetës të Edi Ramës, nga njerëz të paguar nga ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i mbledhjes që është edhe kreu i grupit parlamentar të PD –së Edmond Spaho, i cili ka kërkuar që pika e dytë të mos diskutohet nga kreu i degës për shkak, se kjo ishte një çështje e brendshme dhe atje ishte mbledhur e gjithë opozita, përfaqësues të PD dhe LSI –së, pra nuk ishte një mbledhje e kryesisë së PD –së.

Pas kësaj kërkëse, kreu i degës së PD –së, Kukës, Arif Rexhmati është tërhequr, ndërkohë që ish-kryetari i degës Ibsen Elezi, ka reaguar mjaft ashpër ndaj Spahos, duke i folur me tone të ashpra dhe duke i kërkuar që në rast se nuk pranon që të diskutojë të çohet dhe të largohet nga Kukësi.

“Nuk ua mbyll dot ti gojën demokratëve kuksianë. Akuza që bëhet ndaj tyre, se janë të përdorur nga Edi Rama është një turp dhe skandal dhe për këtë duhet dikush të përgjigjet “, ka thënë Elezi në mbledhjen e Opozitës.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se debati është përshkallëzuar më tej, ndërsa Elezi i ka kërkuar Spahos që të largohet nga mbledhja.

“Ti je një komunist i vogël, nuk je këtu me Lulzim Bashën, por je me demokratët kuksianë. Këtë sjellje, këtë arrogancë dhe këtë mënyrë veprimi, mund ta përdorësh vetëm kur je me Lulzim Bashën dhe jo me ne. S’i keni bërë llogaritë mirë, këtu me ne do të japësh përgjigje deri më një. Nuk na pengon ti, ne çfarë të themi. Nuk mund të sillesh si komunist i vieteve 40 , që t’i bëjmë mbledhjet siç do ti.

Në qoftë se ke ardhur me këtë mendje, çou dhe ik, qërohu dil jashtë, se mbledhjen e bëjmë vetë, s’kemi nevojë as për ty dhe as as për ata që ke marrë me vete. S’e bëre as ti protestën, as ata, e bëmë ne. Ne e bëmë për këta të LSI që kanë vënë taksat, këta hajdutë që i keni sjellë këtu me vete që nuk mbledhin dot pesë vota”, ka thënë më tej Elezi në mbledhjen e Opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA PËR TARIFËN NË Rrugën e Kombit/ Zbardhen emrat. Ja kush janë 23 të arrestuarit në KUKES (LISTA)
Previous article Pashkët bashkojnë katolikët e muslimanët në Lezhë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT