• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetimet për ish-drejtorin e ALUIZNI-t, legalizoi pallatin me një kat mangët
Home
Breaking News

Hetimet për ish-drejtorin e ALUIZNI-t, legalizoi pallatin me një kat mangët

31 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Legalizuan një pallat me 9 kate si të ishte 10-katësh, vendoset në sekuestro ndërtesa. Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestrimin për pronën në Durrës, e cila ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për një pallat 9- katësh, i ndërtuar në zonën e plazhit në Durrës, për të cilin akuzohen edhe zyrtarët e ALUIZNI-t se legalizuan një kat që nuk ekzistonte.

Gjykata e qytetit bregdetar ka vërtetuar se për ndërtimin e pronës është marrë leje për 9 kate dhe 1 nën tokë, por firma e ndërtimit dhe ALUIZNI kanë bërë procedura për të ndërtuar 10 kate dhe 1 tjetër nëntokë. Për këtë gjë, Gjykata ka sekuestruar sot pronën si dhe ka nisur gjykimin për firmën ndërtuese,që akuzohet për konsumimin e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”.

“Gjykata ka marrë vendimin për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasurinë objekt 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë, ndodhur te Zona Kadastrale 8518, në lagjen ‘Nr.13’, Plazh Durrës, pasi subjekti ‘Braka Konstruksion shpk’ dyshohet për veprën penale të ‘Ndërtimit të paligjshëm’ kryer me qëllim fitimi dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’, parashikuar nga nenet 199/a-3 dhe 186 te Kodit Pena”, sqaroi Prokuroria e Përgjithshme me anë të një njoftimi për shtyp.

Pak ditë më parë, nisi procedimi penal për pesë zyrtarë, katër punonjës të ALUIZNI-t Durrës dhe një arkitekte private që realizonte planin e rilevimit. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzin, Elvis Pengilin, Skerdi Bellon, Helio Huqin dhe arkitekten Nevjana Isufi. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë legalizuar një kat të këtij pallati, ndërkohë që objekti nuk ekzistonte. Pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” për ish-drejtorin Gjuzi, përfaqësues i LSI-së.

Po e njëjta masë sigurie është vendosur edhe për ish-punonjësit: Skerdi Bello dhe Elvis Pengili. Arrest shtëpie për Helio Huqin. Po ashtu, edhe arkitektja private, Nevjana Isufi, është lënë me masën “detyrim paraqitjeje”. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve. Sipas Gjykatës së Durrësit, ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për zyrtarët e ALUIZNI-t nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, që i janë drejtuar Prokurorisë së Durrësit. Prej disa ditësh, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për çështjen e pronave, sidomos të atyre që janë me mbivendosje, ku në shënjestrën e prokurorëve të Task-Forcës janë vënë mbi 30 punonjës të dy agjencive kryesore në qytetin bregdetar, siç janë ALUIZNI dhe Hipoteka.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksident tragjik, vdes 48 vjeçari shqiptar në Itali
Previous article LeBron James një legjendë, thyen rekordin e Michael Jordan

Redaktor2

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT