Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se ajo që ndodhi në “Rrugën e Kombit” është vetëm fillimi.
Në një postim në Facebook, Berisha thotë se kjo ishte një përgjigje për “barbarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”.
“Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njeri pas tjetrit fytyre nxirë, shpallën ‘barbarë’ protestuesit lumjane që po mbronin sot interesin kombëtar ndaj plaçkës “Rama” në Rrugën e Kombit, duke treguar kështu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetareve te thjeshte qe me guxim mbrojnë interesin kombëtar.
Me kete rast, ne emer tuaj miq, le t’u bejme thirrje mbare qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne solidaritet mbare kombetar ndaj takasve te klikes ne pushtet dhe le ti themi Rames dhe Fatzi Droges se barbaret e vetem ne Shqiperi jeni ju dhe se mos guxoni te vazhdoni terrorin ndaj qytetareve te Kukesit, se fati i eterve tuaj mizor se shpejti ju pret” – shkruan Berisha.


