Flamur Noka, deputeti demokrat i Kukësit, ka reaguar për protestën e kësaj të shtune.
“Banorët e qarkut Kukësit Rama po i izolon dhe de fakto po i ndan nga Shqipëria ndaj këtë protestën e kishin legjitimen e legjitimeve.Provokimi, dhuna dhe terrori që ushtroi pushteti ishin shëmbëlltyrë e fytyrës barbare të Edi Ramës.
Barbarizma të tilla kishim kohë pa i parë. Aty policia shfryu dufin dhe mllefin e Edvinit ndaj Kuksianëve , kosovarëve dhe gjithë veriut… Ajo tarifë duhet hequr, dhe duhet përballuar nga qeveria. Ndryshe Rama e ka fundin e tij politik shumë afër”, shkruan ai
Por, ditën e enjte, ai deklaroi se kjo protest po organizohej nga socialistët kundër koncensionarit.
“Në mënyrë tinzare pastaj, përpiqeni që të organizoni protesta me këshilltarët tuaj për të larë gojën sikur Partia Socialiste s’paska faj.
Organizoni protesta kundër koncensionarit.
Kujt ja bëni këto meskinitete”, tha Noka në Kuvend (ndiq videon pas minutës 13).
Tani nuk dimë në Ndokë të besojmë, atë të së enjtes, apo të së shtunës.(TemA)


