Një Operacion i perbashkët nga Dogana Vlore dhe Policia Kufitare është realizuar deri në orët e vona. Janë arrestuar në flagrance dhe dy të rinj që ishin kthyer në portin e Vlorës. Janë bllokuar tre motorra mjetesh lundrues si dhe një motocikletë Yamaha viti 2017. Motorri Yamaha është vjedhur ne Suedi ndërkohë që operacioni është koduar “OSLO”. Është sekuestruar gjithashtu dhe një Furgon Peugeot i cili transportonte materialet e vjedhura. Operacioni i realizuar ka qënë i përbashkët Doganë dhe Policia Kufitare.
Nga verifikimi i motocikletës në Interpol rezulton i vjedhur. Ajo që është e habitshme është fakti se si të arrestuarit kanë shmangur kontrollin doganor të policisë italiane në portin e Brindizit. Dy të arrestuarit janë S.D 33 vjeç nga Fieri Si dhe A.B 27 vjeç po nga Fieri.Gjithashtu janë sekuestruar dhe 10 bicikleta të markave të shtrenjata të dyshuara të vjedhura.


