• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan flet për operacionin e shërbimit sekret turk në Kosovë: Do t’i kapim të gjithë gylenistët
Home
Europë

Erdogan flet për operacionin e shërbimit sekret turk në Kosovë: Do t’i kapim të gjithë gylenistët

30 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se gjashtë gylenistët e dëbuar nga Kosova janë në Turqi. Ata pritet të persekutohen nga gjykatat turke që parimisht i sheh terroristë gylenistët
Siç raporton Anadoulu Agency, medie kjo e Erdoganit, “ekstradimi” që në fakt nuk kaloi nëpër asnjë procedurë ligjore e ka lumturuar autokratin turk. Ai flet për bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për t’i kapur gylenistët të cilët i konsideron terroristë.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ua dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, ka thënë Presidenti Erdogan.

Në Kosovë dje në mënyrë misterioze u arrestuan gjashtë shtetas turq, drejtues dhe profesorë të Kolegjit “Mehmet Akif” kokat e të cilëve po i kërkonte pushteti i Erdoganit prej 2016-s kur ndodhi tentim puçi ndaj tij, e pas të cilit presidenti turk thotë se qëndron organizata FETO.

Presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari i Kosovës thanë dje se nuk ishin të informuar për operacionin e arrestimit të gylenistëve, që po konsiderohet operacioni më i turpshëm i shtetit të Kosovës.

Për shkak të këtyre arrestimeve, kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi, si urdhërdhënës të kidnapimit dhe dëbimit të shtetasve turq. /Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 vit pas sherrit të bujshëm me Noizyn, Enca i hedh benzinë zjarrit me këto fjalë
Previous article "VETTINGU"/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dorëzon “dosjen” e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Durrësit

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT