Moti në të gjithë Shqipërinë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat në Veri – Verilindje. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtohen në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë rritjen me 2- 3 °C në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 6 në 24°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.
Europa
Europa Perëndimore dhe Qendrore si edhe pellgu Mesdhetar përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shiu.
Më problematike paraqitet zona e Alpeve Europiane ku do të ketë edhe stuhi të forta ere. Por Europa Veriore dhe Juglindore vijojnë kryesisht me kthjellime.



