Duke folur për taksat e vendosura nga qeveria, disa prej të cikave hyjne ne fuqi nga 1 Priilli, pervec tarifes per automjetet ne Rrugen e Kombit, analisti Fatos Lubonja tha sot ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili se problemi eshte qe mazhoranca e sotme ka krijuar nje strategji qe sikur po krijon shtet dhe po grabit me taksa qytetaret.
“Ky debati ka dy plane, njëri terorik që lidhet me vizionin e majtë apo të djathtë dhe plani tjetër praktik. Sa i perkët vizionit teorik, po të vësh re në botë, vendet më të lumtur në botë janë ato që kanë taksa më të larta, në kuptimin e taksës progresive, ata paguajnë shumë. Ndërsa vendet që kanë taksat më të ulëta janë vendet që kanë probleme të mëdha në kuptimin e ndërtimit të shtetit, e vendi ynë është ndër vendet më të palumtur në botë.
Atëhërë problemi kryesor që kemi ne me taksat është ktihimi i taksës, sa ja kthen njerëzve, pse e merr taksën, e dyta rritja galopante që është tepër problematike.
Një përqindje e vogël e parave që kanë harxhuar shqiptarët për të blerë rezervuar, pompa, t’i kishin invesutar, do kishim ujë 24 orë, sot i kemi me pompa.
Problemi është te menaxhuesit dhe shpërdorimi i parave.
Taksat edhe kur merren janë marrë për ti shërbyer korrupsionit, një grupi njerëzish.
Fliet për rritje ekonomike, por rritja ekonomike nuk mat shpërndarjen, se pasurohen 30 veta e bëhen milionerë, por pjesa tjetër ngelet e varfër.
E dyta, ku i investon ti këto para, në ca industri shkatërron ambientin.
Problemi s’është duhet 10% apo…duke qenë vend i varfër, mendohet 10% se paguajmë të gjithë e mbledhimm më shumë.
Përdorimi i taksave për grabitjen e qytetarëve mendoj që ky është problemi. Mazhoranca që ka ardhur ka ndërtuar një strategji gjoja sikur po ndërton shtet, ne na i marrin taksat për t’u pasuruar një grup njerëzish.


