Gjatë debatit të sotëm në Kuvend midis Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit, kjo e fundit i ka kujtuar “Rapiskanin” doktorit, konçesionin që qeveria e tij lidhi dhe qe po hetohet ne SHBA . Spiropali i ka numëruar aferat korruptive Berishës gjë e cila ka bërë që ky i fundit të heshti dhe të bëj veprime të pakontrolluara në sallën e kuvendit, derisa ne fund, eshte larguar.
“Kontrata e Rapiskanit” është një skandal i firmosur nga ju, madje kjo është në hetim nga autoritetet amerikane, ku egzistojnë prova se është paguar rryshfet për atë marrëveshje skandalozem me vizionin tuaj prej burri shteti devijonte tregtinë drejtë Selanikut, Malit të Zi. A është bërë për arsye korruptive, a është bërë për arsye patriotizmi, atë e dini ju,” tha Spiropali. Berisha qëndroi disa minuta duke dëgjuar deputeten e PS më pas është larguar me shpejtësi nga salla. j.j


