• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Akuzat për tjetërsim PRONASH/ Hyseni: I gatshëm të shkoj në prokurori me Lulin, Mulin dhe Shulin
Home
Shqipëri

Akuzat për tjetërsim PRONASH/ Hyseni: I gatshëm të shkoj në prokurori me Lulin, Mulin dhe Shulin

29 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

I vënë në qendër të akuzave nga opozita për tjetërsim pronash, deputeti i PS-së Alket Hyseni ka reaguar ditën e sotme.

Duke folur në Kuvend, Hyseni i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur shpifje që vijnë nga opozita.

Ai tha se familja e tij nuk ka vënë asnjë lekë në mënyrë të pandershme, ndërsa u shpreh i gatshëm që të shkonte në prokurori dhe të përballej me akuzat.

Ndërsa, në fund nuk ka nguruar të hedhë akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për financim nga biznesmenë rusë.

Pjesë nga fjalimi:

Siç jeni në dijeni prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Makineria e baltës.

Me moton shpif shpif se diçka do të dal, kanë vazhduar me shpifjen e tyre.

Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam vrapuar fort, kamë punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria.

I jam përkushtuar arsimimit, për të dalë shkëlqyer, madje më është dashur të punoj edhe dyfish, por ia ka vlejtur.

Rrjedh nga një familje intelektualë, të drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin, me këtë frymë më kanë kultivuar. Prindërit që janë shqetësuara, opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrmentalizuar një zonjë që nuk e njoh, jam vënë në lëvizje për të grumbulluar info për këtë çështje.

Familja Buo ka konflikt të brendshëm prej shumë vitesh me trashëgiminë, në 94 kanë marrë dy ADMP, të ndara veç e veç dhe i kanë regjistruar në 2013, po janë të parregullta të japin llogari se kanë qenë këta zotërinj, ka lindur konflikti kur ka vdekur nëna, me testamentin që ka lënë nëna, akuzuesja, kunata ka pretendime dhe i ka ndjekur deri në Kushtetuese dhe e provoj me të gjitha letrat.

Në një nga vendimet për një testament të sajuar është konstatuar nga gjykata i falsifikuar nga akuzuesit.

Konflikt tërësisht familjar le ta zgjidhë ajo familje, nuk ka të bëjë me një pronë që e kam marrë me të ardhura të ligjshme dhe e kam deklaruar unë, më akuzojnë me deklaratat e mia, çdo qindarkë është e deklaruar. E kam bërë jo kur isha në Task Force, jeni mashtrues, transaksioni është bërë në 2017, jo nga personi i familjes Bua, por është blerë nga biznesmenë të tjerë, unë jam blerë njërën pjesë të tyre, që kanë blerë pjesërisht tokën bujqësore që ka marrë Stefo Buo. Tokë që nuk lidhet me atë që pretendon akuzuesja, pasi ajo është e lirë në terren, e paprekur dhe mund ta verifikohet.

Leja është bërë mbi një studim të bërë nga dhëndri, e mbani mend kush është dhëndri, unë e mora me një kontratë të kushtëzuar të lidhur nga tre biznesmenë, ndaj të nderuar votues të mi, jam në gjendje ti përgjigjem çdo akuzë, e imagjinate të sëmurë që mund të kenë këta, me prova e dokumente zyrtare, të deklaruara, me fonde të punës së ndershme në vite.

Qëllimi juaj është të bëni zhurmë, të tjetërsoni të vërtetën. Ju doni të fshini krizën e financimeve nga rusët, por nuk fshihni dot, pasi është vështirë të fshehur kontratat që tashmë janë prova zyrtare.

Unë mund të shkoj me qejf në prokurori, ku të doni dhe në ndonjë insinuatë tjetër.

Së bashkë me kryetarin tuaj, qoftë Luli, Muli apo Shuli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenal kërkon shbërbimet e Ousmane Dembeles
Previous article E detyrojnë të tregojë të ëmën e vdekur, këngëtarja shqiptare: Jeni IDIOTA nuk dini as... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT