• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Pritej ndryshim, por euro shënon prapë rënie. Ja me sa u këmbye sot
Home
Ekonomi

Pritej ndryshim, por euro shënon prapë rënie. Ja me sa u këmbye sot

29 March, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Monedha e përbashkët europiane ka humbur pikë ndaj lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer sot me 131.13 lekë, rreth 0.35 pikë më shumë se një ditë më parë. Euro kishte filluar të rikuperonte pikë në tregun vendas pasi shënoi nivelin më të ulët që prej gushtit 2009, duke u këmbyer me 129.05 lekë.

Në luhatjet e forta të ditëve të fundit, ku euro zbriti në 129 lekë dhe më pas u rrit menjëherë në 132 lekë kanë ndikuar dhe transaksionet e shit-blerjes së bankave. Monitor ka mësuar se së fundi është bërë pagesa për blerjen e NBG, për rreth 25 milionë euro.

Ekspertët nuk parashikojnë që euro të ketë rritje të fortë, sidomos me afrimin e sezonit të verës, ku tradicionalisht ka një ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët. Këtë vit pritet një fluks i shtuar i turistëve dhe hotelet i kanë marrë që në dimër parapagimet, një faktor që ka ndikuar në shtimin e ofertës për valutë.

Rënia e euros vjen pas deklaratës së Ministrit të Financave në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se monedha e përbashkët pritet që të forcohet në ditët në vijim.

Sipas ministrit Ahmetaj, forcimin i lekut, është ndikuar kryesisht nga rritja e ofertës për valutë, që kanë pasur burim kryesisht remitancat dhe turizmi. Por, ministri nuk përjashtoi as mundësinë e forcimit për shkak të arsyeve artificiale. Ministri bëri me dije se ka pasur komunikimet e tij me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit euro do të forcohet në ditët në vijim.

Megjithatë sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, ky forcim i lekut po vjen si rezultat i qarkullimit të dobët të tij në ekonomi dhe ofertës së lartë të valutës në tregun vendas.

Ndërkohë dollari amerikan ka vijuar që të rikuperojë në tregun vendas. Sot ai është këmbyer me 106.48 lekë, 0.39 pikë më shumë se një ditë më parë.

 

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ylli" i Milanit: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Juventus – Milan
Previous article Ja cilat janë 5 datat më të rëndësishme në jetën e Orinda Hutës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT