• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPEN KREDITË E BUTA, Veliaj: Programi më ambicioz, zgjidhje problemit të strehimit për familjet
Home
Sociale

HAPEN KREDITË E BUTA, Veliaj: Programi më ambicioz, zgjidhje problemit të strehimit për familjet

29 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës. Veliaj theksoi se përmes kësaj skeme, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje problemit të strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për timulimin e sektorit bankar.

“Ndonjëherë na duhet që të marrim të marrim vendime të vështira, por kemi marrë vendime të drejta dhe më vjen  mirë që historia provoi që kishim të drejtë. Pa dyshim që programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz dhe eksperimenti më I guximshëm që kemi bërë në këtë fushë, që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës. Ky program na ka dhënë edhe një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit sidomos për çiftet e reja. E dini fare mirë që ne shkojmë nga qendrat e emergjencës, tek banesat sociale, tek bonusi i qirasë dhe tek kreditë e buta si paketa të ndryshme që targetojnë shtresa të ndryshme të popullsisë sipas kapacitetit financiar që ata kanë”, deklaroi Veliaj.

Duke vënë në dispozicion një fond minimal nga buxheti I Bashkisë, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se krijohet një mundësi reale për qindra familje për të blerë një banesë. “Nga viti që kaloi, kur programi u hap për herë të parë  u shpallën gjithsej  999 përfitues, Për garsionieret 370 aplikime, për 1+1, 444 aplikime, për dy + një 181 aplikime dhe  për 3+ 1 kanë qenë 4 aplikime sepse kanë qenë familje me një numër të madh anëtarësh  dhe fëmijë të vegjël në këto familje”, tha ai.

Në total do jenë në dispozicion këtë fazë rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:

Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.

Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.

Nuk kanë në pronësi një banesë.

Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.

Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.

Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.

Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.

Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndryshime në stafin teknik te Manchester United
Previous article Elvana sjell pranverën plotë rrezatim/ E veshur me stil dhe ngjyra (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT