Procedohet penalisht një shtetase për “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”.
Specilaistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë proceduar penalisht shtetasen:
E.P., 27 vjeçe, banuese në Vlorë.
Ka filluar procedimi ndaj kësaj shtetase pasi gjatë kontrollit në biznesin e saj (lokal), në lagjen “28 Nëntori”, i është konstatuar ndërhyrje në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shaktërrim i rrjetit të ujësjellësit”, të parashikuar nga neni 159, të Kodit Penal.


