Monika Kryemadhi ka dalë në foltoren e vendit ku treguar sensibilizimin e saj me të varfrit.
Kryetarja e LSI-së nënvizon se qeveria “Rama” po i reh për vdekje qytetarët dhe bizneset përmes taksave që po vendos.
Ajo rikujton se shefi i qeverisë Edi Rama ka ardhur në pushtet me paratë e drogës dhe të krimit.
“Në Rrugën e Kombit, përveç varfërisë duhet të paguajnë edhe taksën e izolimit. Populli më i varfër në Evropë, paguan taksën më të lartë. Projekti i qeverisë është Shqipëria në shitje.
Pas spitaleve do japim edhe pacientët me koncesion. Kështu ndodhi me arsimin duke i kthyer studentët në klientë dhe universitetet në fabrika të prodhimit të letrave pa vlerë.
Qeveria po ndërton kullat si kërpudhat pas shiut dhe asnjë fabrikë për të futur njerëzit në punë.
Rama që erdhi në pushtet me lekët e drogës dhe mbështetjen e krimit, sot nuk qeveris por qëndron në pushtet me forcën që i japin kriminelët dhe oligarkët,” tha Kryemadhi.(TemA)
Live nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë
Live nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë
Gepostet von Monika Kryemadhi am Donnerstag, 29. März 2018


