• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e të riut në Librazhd/ Flet drejtoresha e gjimnazit: Na ra si bombë
Home
Aktualitet
Kronikë

Vdekja e të riut në Librazhd/ Flet drejtoresha e gjimnazit: Na ra si bombë

8 November, 2017 irahetemaj Kronikë

“Fatjoni ishte fëmijë i mrekullueshëm. Na ra si bombë lajmi, nuk na besohet ende”. Kështu thotë mes lotësh Mira Golikja drejtoresha e gjimnazit “Dilaver Nezha” që frekuentonte 18-vjeçari Fatjon Feçi, i cili u hodh nga një urë sot në fshatin Qukës, duke gjetur vdekjen.

Zonja Golikja shprehet me fjalët më të mira për Fatjonin dhe familjen e tij. Ashtu si të gjithë ata që e njihnin edhe ajo nuk gjen arsye për këtë vdekje, ende të paqartë dhe të pabesueshme.

“Fatjoni kishte një familje të mirë, vetë ishte më i rregullti, fëmijë i urtë. Nuk di çfarë të them”, thotë ajo. Drejtoresha mohon çdo përfshirje të Fatjonit në ndonjë konflikt apo sherr në shkollë.

“Nuk largohej kurrë nga orët e mësimit. Ishte i qetë. S’ka pasur konflikte dhe ne nuk kishim vënë re asgjë të dyshimtë apo të ndryshme në sjelljen e tij”, shprehet drejtoresha Golikja. Ajo thotë më tej se mësuesi kujdestar dhe mësues të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë për të qartësuar rrethanat e ngjarjes dhe motivin që çoi në vdekjen e të riut

18-vjeçari Fation Feci në vitin e tretë në gjimnazin e Qukësit dyshohet se u hodh sot nga ura 50 metër e lartë e Bushtricës duke gjetur vdekjen.
Policia ende nuk e ka referuar ngjarjen në Prokurori. Mësohet se hetuesit nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e të riut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD-LSI bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak Durrës, rrëzojnë paketën fiskale për 2018-ën
Previous article Zbuloni pse gratë japoneze mbajë rekordin si më jetëgjatat në tokë

irahetemaj

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT