Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit por vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2°C në vlerat minimale dhe maksimale të ditës duke u ngjitur mbi 20°C.
Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.
Europa
Europa Perëndimore dhe rajoni i Egjeut vijojnë me rrebeshe të përkohshme shiu ndërsa reshje të pakta dëborë do të ketë në zona të izoluara të Europës Qendrore.
Pjesa më e madhe e Europës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare por kthjellimet dominojnë pellgun Mesdhetar.



