Për aq kohë sa do të ketë injorancë dhe injorantë në këtë botë, edhe spekullantët do të lulëzojnë, do të shkëlqejnë e do të jetojnë të lumtur mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Pak rëndësi ka emri dhe profesioni që i vendosin vetes. E rëndësishme është se të gjithë bëjnë pjesë vetë në një kategori të vetme: Tek mashtruesit profesionistë.
Sepse ata nuk janë: As bamirësa, as hoxhallarë, as mjekë popullor, as njerëz të Zotit që të heqin xhindet me “magji, guri zi”.
Edhe pas afër tri dekadash nga hapja e vendit, kjo bën që të vazhdojnë të lëvrijnë e të mbijetojnë në shoqërinë shqiptare, akoma personazhe groteske, spekullantë shumëllojësh, sharlatanë dhe të gjithë ata që kanë vetëm një qëllim: Të gjejnë mënyrën më komode që ta shijojnë jetën qyl, që ti fitojnë lekë qyl e të abuzojnë me besimin e të tjerëve thjeshtë dhe vetëm duke kënaqur instiktet e tyre.
Madje për këtë përpara viktimave të veta, përpiqen që të jenë mistikë, superiorë edhe modernë, Njerëz të dërguar nga qielli enkas për ta, por edhe të kohës, aktiv në rrjetet sociale. Tipa të kompletuar me një fjalë….
Shtimi i sojit të këtyre farë “mjekësh popullorë” ka bërë që “viktimat” të jenë pikërisht njerëzit të cilët gjenden në një situatë jo të mirë dhe kanë luhatje të vetëbesimit. Dhe ata bëhen prezentë për shoqërinë vetë kur sjellin pasoja ekstreme.
Një rast i tillë duket të jetë ai i Hysen Shehut. Një nga personat e arrestuar për ngjarjen ku nusja helmoi vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim, është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai është vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu, duke pranuar se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.
Shumë dyshime ngrihen mbi veprimin e imamit.
Së pari, nëse feja e muslimanit nuk i lejon hoxhallarët të tregojnë një krim para autoriteteve, gjë të cilën Hysen Shehu e tha si mbrojtje për veten.
Së dyti, edhe pse një vrasje makabre nga ana e nuses, a duhet ta kishte filmuar rrëfimin e “sinqertë” të Marjana Çmetës?
Cilado qoftë, Hysen Shehu, e justifikoi të gjithë ngjarjen që i ngjan një telenoveleje horrori, me fjalinë: “Nuk ma lejonte feja”.
Në një prenoncim ekskluziv asokohe për AlpeNews.al, teologu i njohur Ermir Gjinishi shprehet se diçka e tillë nuk ekziston.
“Sipas islamit nuk ka rrëfim dhe asnje klerik nuk merret me dëgjesa- rrëfimesh për rrjedhojë edhe ideja e mosdenoncimit të imamit bie poshtë”.
Përveçse mashtrojnë në emër të Zotit, (që kurrë nuk dihet kush është Zoti i tyre për aq kohë sa mashtrojnë dhe gënjejnë”) nisin edhe abuzimet e ndryshme, ku më të fundit janë ato seksuale.
Një mjek popullor i vetëquajtur “profet” është filmuar nga kamerat e fshehta duke prekur dhe puthur një femër me idenë për t’i bindur ato se do t’u heqë magjinë.
Fatmir Lloci i cili shfaqet si bamirës, në filmime duket se përfiton fizikisht nga femrat që e vizitojnë.
Ai shfaqet si bamirës, por ndërkaq veçse prek femrat në pjesë të ndryshme të trupit.
Pamjet tregojnë një njeri që përfiton jo vetëm shuma parash, por edhe një person me idenë e bamirësisë, ku duket se merr favore seksuale.
Në videon e publikuar nga emisioni STOP, qytetarja i pyet hoxhën e vetëshpallur:
Kështu ia fut duart të gjithëve?
Hoxha Fatmir Lloçi – Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T’i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?
Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?
Hoxha Fatmir Lloçi – Po, pompa. A më the po ti?
Qytetarja 1 – Po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!
Qytetarja 1- Tani e kuptova… këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.
Hoxha Fatmir Lloçi – Si gjilpëra.
Qytetarja 1- Eeee…
Hoxha Fatmir Lloçi – Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.
Qytetarja 1 – Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu…
Hoxha Fatmir Lloçi – Domethënë jo me inate, jo me nerva?
Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.
Ndihmësi – Xhaxh, plot ta mbush?
Hoxha Fatmir Lloçi – Jo plot, në gjysmë! Boll!
Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s’ka më lekë i thashë.
Hoxha 2
Hoxha Fatmir Lloçi – Qeshi ëëë?
Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë…
Hoxha Fatmir Lloçi – (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?
Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh…
Hoxha Fatmir Lloçi – Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.
Qytetarja 1- Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Siç ka qenë për fëmijët e vet, s’janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?
Qytetarja 1- Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Janë fëmijët e vet, oj zemër! Po në daç dhe tani hidhe!
Qytetarja 1- Ta hedh dhe tani?
Hoxha Fatmir Lloçi – Po tani kur të ikësh për në shtëpi, hidhe!
Qytetarja 1 – Po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Gocë e keqe!
Qytetarja 1- Ëhë…
Hoxha Fatmir Lloçi – Nuk është e vërtetë ëëë? Se është budalla ëëë?
Qytetarja 1- Epo, do flasim.
Hoxha Fatmir Lloçi – Mjaft tani! Mjaft! Thuaje një herë mjaft! Si nuk më thërrite një herë për kafe?
Qytetarja 1- Po të duash i shikon vetë këto punët dhe vjen vetë, pa folur unë. Ika pastaj! Hajd mirupafshim se flasim, flasim! Mirupafshim!
Situata me një tjetër qytetare:
Qytetarja 2 – Ç’kemi. Si je ti?
Hoxha Fatmir Lloçi – Hë moj shtremçe?!
Qytetarja 2 – Si ke qenë?
Hoxha Fatmir Lloçi – Çfarë bëre ti?
Qytetarja 2 – Vajta para disa ditësh në një qokë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Po?!
Qytetarja 2 – Edhe hëngra një shëndetlie me arra.
Hoxha Fatmir Lloçi – Kur ke qenë që ke ngrënë atë?
Qytetarja 2 – U bënë nja 2 javë e gjysmë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë krahu i majtë?
Qytetarja 2 – Krahu i majtë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë kështu, si krah.
Qytetarja 2 – Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Si krah, si, si, si, si…
Qytetarja 2 – Po, edhe më bën miza ndonjëherë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Je trembur në gjumë?
Qytetarja 2 – Trembem nganjëherë, shoh ndonjë ëndërr të keqe.
Hoxha Fatmir Lloçi – Ti më del me probleme, o vajzë!
Qytetarja 2 – Ëë…
Hoxha Fatmir Lloçi – Më del me probleme, më del e rënduar, je e mbyllur në vetveten tënde shumë.
Qytetarja 2 – Ëhë.. dhe çfarë mundemi të bëjmë?
Jo në 10 e gjysmë. Jo, 2!
Qytetarja 2 – Oops… Të janë bërë të gjitha njëlloj tani.
Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, jo, vetëm ty të kam njëlloj.
Qytetarja 2 – Pooo, të gjitha njëlloj të janë bërë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Ehë… Ah moj bijë me më pas dëgjuar mua, sot do të ishe krajle.
Qytetarja 2 – Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Mos kujto se jam tallur me ty!
Qytetarja 2 – Nuk je tallur, jo!
Hoxha Fatmir Lloçi – Ëhë. Jo një, por 3 apo 4 duke të ngacmuar.
Qytetarja 2 – Poo. Tani?
Hoxha Fatmir Lloçi – Më para.
Qytetarja 2 – Prit pra, hë çohu se na more frymën! Çohu pra!
Hoxha Fatmir Lloçi – Qelbësirë!
Qytetarja 2 – Unë qelbësirë?
Hoxha Fatmir Lloçi – Ngordhalaqe!
Qytetarja 2 – Pse të gjithë kështu i fërkon ti?
Hoxha Fatmir Lloçi – Po, ato, që kanë probleme.
Qytetarja 2 – Ato, që kanë probleme ëëë? Ndonjë zog i njomë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Si puna jote!
Qytetarja 2 – Zog i njomë!
Hoxha Fatmir Lloçi – Aty mbaje mendjen ti, mbaje mendjen tek budalliqet!
Qytetarja 2 – Po ka nga ora 11 them unë, 10 e 30, por jo në 9 në pikë të mëngjesit!
Hoxha Fatmir Lloçi – Më afro pak se nuk të ha!
Qytetarja 2 – Të afroj mo, të afroj! Por kam hall seee…
Hoxha Fatmir Lloçi Hoxha – Se çfarë?
Qytetarja 2 – Po seee… të janë bërë të gjitha njëlloj.
Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, mua nuk më bëhen njëlloj.
Qytetarja 2 – Ashtu ëëë…?
Hoxha Fatmir Lloçi – Eh, moj bijë! A e more qiriun, oj ti, cucë? Ma jep pak qiriun tënd! Shko tek dhoma e fundit, hape pak dritaren dhe ndize këtë në dritare!
Qytetarja 2 – Në dritare, po pse jo këtu?
Hoxha Fatmir Lloçi – Aty ku me do K***i mua, jo ku të do ty!
Qytetarja 2 – Iiiiiii…
Hoxha Fatmir Lloçi – Dëgjove?
Në fund të “seancës”, femrat marrin edhe një nuskë në arabisht, që në fakt as arabisht nuk është, e as nuk ka ndonjë domethënie.
AlpeNews.al





