Kryeminatori Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat që kanë qarkulluar sot në media në lidhje me deklaratat e tij në një intervistë për Die Welt.
Rama deklaron se nuk lëviz nga ajo që ka thënë se kokaina në Maminas, është kapur vetëm nga Shqipëria.
“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht) qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq”, shkruan Rama nw Facebook.


