• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kushtetuesja heq gjobat për skafet e paregjistruara
Home
Aktualitet
Drejtësi

Kushtetuesja heq gjobat për skafet e paregjistruara

8 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin ku thuhet se hiqen gjobat për personat që përdorin skafe të paregjistruar.

Gjobat hiqen pas 17 vitesh për skafet nën 17 tonë.  Ka patur gjatë kësaj kohetë pa regjistruar tek autoritetet portuale./AlpeNews.al/  

Sipas vendimit, për herë të parë pas 17 vitesh mjetet lundruese të paregjistruara dhe të pamatrikulluara nuk mund të konfiskohen dhe pronarët e tyre nuk do të gjobiten me 100 deri në 200.000 lekë siç ka qenë deri më tani masa ndëshkuese.

Një tjetër masë e shfuqizuar nga Kushtetuesja është dhe ajo e konfiskimit të këtyre mjeteve, të cilat deri më tani nëse kishe të regjistruar apo të matrikulluar gjobiteshe nga 100 deri në 200.000 lekë deri në konfiskimin e mjetit. Po ashtu me vendim të gjykatës është shfuqizuar dhe penalitetiti me gjobë apo konfiskim të mjeteve lundruese për mungesë të deklarimeve të ndryshimeve si në rastin e pronësisë, apo personit të autorizuar për përdorim.

Masat ndëshkuese të shfuqizuara përcaktohen në ligjin numër 8663 të miratuar më datë 18 shtator në vitin 2000. Padia në kushtetuese për këto dy nene është depozituar pak kohë më parë nga Gjykata e Durrësit e cila ka kërkuar shfuqizimin e tyre si antikushtetuese për llogari të një gjykimi që ka ndjekur Durrësi. Janë këto dy nenet e shfuqizuara dhe masat që ishin në fuqi prej 17 vitesh si penalitetet për pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese përfshi gomone dhe skafe. Neni 24 pika 1 parashikon “Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit. Pronësia, mbajtja ose zotërimi i një mjeti lundrues, objekt i këtij ligji, të pamatrikulluar ose të paregjistruar, sipas nenit 5, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100.000 (njëqind mijë), deri në 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me konfiskimin e mjetit lundrues. Ndërsa neni 28 pika 1 “Mosdeklarimi i ndryshimeve. Mosdeklarimi i ndryshimeve të parashikuara në pikën 1 të nenit 13, në nenin 14 dhe në pikat 1 e 2 të nenit 16 përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë. Për disa vite rresht në Shqipëria ishte në fuqi moratorium për skafet çka pengonte përdorimin e tyre, ndërsa tashmë këto mjete përdoren masivisht dhe në shumicën e rasteve ato janë bërë pjesë dhe e trafikut ndërkombëtar të drogës nga grupe kriminale.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Disa ndryshime të vogla në jetën e përditshme dhe do të ndjeheni më mirë
Previous article TRAGJEDIA/ Në koma mundësi i U-17 Leonardo Frrokaj, thyen shtyllën kurrizore

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT