• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gazsjellës për paqe: SHBA mund ta forcojë Ballkanin kundër ndërhyrjeve të Rusisë
Home
Nderkombetare

Gazsjellës për paqe: SHBA mund ta forcojë Ballkanin kundër ndërhyrjeve të Rusisë

28 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Si këtë javë, një vit më parë, Senati Amerikan votoi me 97 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e Malit të Zi në NATO. Javën e shkuar u bënë 19 vite që kur avionët e NATO-s bombarduan atë që kishte mbetur nga ish-Jugosllavia.

Përvjetori duhet të shërbejë për të na kujtuar se demokracitë e brishta të republikave ish-Jugosllave kanë nevojë për vëmendje nga të dy partitë e Uashingtonit, në mënyrë të vazhdueshme dhe me ide të reja, sepse vëmendja e Moskës nuk ka munguar.

Aleatët tanë europianë i kanë kushtuar kohë dhe burime të konsiderueshme Ballkanit. BERZH ka investuar 12.3 miliardë dollarë deri më sot në rajon.

Dimri më i ftohtë në vitet e fundit sapo u mbyll dhe Ballkani luajti sërish një rol domethënës për sigurinë energjetike të Europës. Pavarësisht përpjekjeve për ta përmirësuar kuadrin ligjor dhe për të rinovuar infrastrukturën e amortizuar të gazsjellësve ekzistues, BE nuk ka arritur të krijojë pavarësi nga gazi rus. Në fakt, furnizimi nga Gazprom arriti nivele rekordi këto dy vitet e fundit, prej rritjes së kërkesës dhe uljes së prodhimit në Detin e Veriut. Buxheti rus varet shumë nga eksportet e hidrokarbureve dhe Kremlini është i vendosur ta mbrojë pjesën që kanë kompanitë e tyre në treg.

BE ka investuar në disa projekte infrastrukture në Ballkan, me synimin për ta stabilizuar më shumë zonën e për të krijuar bashkëpunim mes shteteve. Vitin e shkuar u dhanë 3 milionë dollarë në Shqipëri dhe Mal të Zi për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi ndërtimin e një gazsjellësi 500 kilometra të gjatë. Pasi të ndërtohet, Gazjellësi Jonian Adriatik (IAP) do të lidhet me sistemin ekzistues në Kroaci. Në Shqipëri po punohet me ndërtimin e TAP, Gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili do të lidhet me Korridorin Jugor të Gazit, një element jetik për sigurinë europiane të energjisë. Ky do të ishte gazsjellësi i vetëm në Europë që nuk e ka burimin nga Rusia.

Të dyja partitë e Kongresit amerikan kanë dhënë përpjekje për ta shtuar eksportin e gazit natyral në Europë. Por vëllimi i eksportuar në vitin 2017 nuk mjafton për të ndryshuar situatën në kontinentin e vjetër, sepse atje ka shkuar vetëm 13% e gazit amerikan. Megjithatë, eksportet amerikane u dhanë vendeve ballkanike mundësinë për ta ulur pak çmimin e gazit rus. Prapëseprapë, infrastruktura e amortizuar mbetet pengesë e madhe për të krijuar konkurrencë të mjaftueshme. IAP jo vetëm që do të shtojë burimet e gazit në rajon, por do të ndihmojë edhe me ekonominë dhe me integrimin në bashkësitë trans-Atlantike.

Ky nuk është debat partiak në Kongres. Pas aneksimit të Krimesë, Nën-Komiteti i Senatit për Çështjet me Europën zhvilloi një seancë dëgjimore për të shqyrtuar mundësitë e SHBA-së për ta rinovuar vëmendjen mbi sigurinë energjetike të Europës. Chris Murphy, senator i Konektikatit dhe Ron Xhonson, senator i Uiskonsinit, kanë folur kundër ndërhyrjeve ruse para se ky term të kthehej në fjalë dite në Uashington.

Popullsia totale e tri vendeve ballkanike, (Kroaci, Mali i Zi dhe Shqipëri), është më e vogël se popullsia brenda metropolit të Uashington D.C. Megjithatë, rëndësia e tyre në sigurinë energjetike të Europës nuk mund të shpërfillet. Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence, e vizitoi rajonin vitin e shkuar dhe shprehu qëllimin e tij për të forcuar lidhjet midis bashkësive Europiane, Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-ve. As Senati nuk duhet ta lërë pas dore këtë zonë të brishtë dhe këtë gazsjellës kaq kritik.

Nga Rauf Mammadov dhe Ari Mittleman, Washington Examiner
Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Menjëherë pas fejesës, këngëtarja humbë unazën 2 milion dollarëshe (FOTO)
Previous article Juventus-Milan/ Nga fusha, pankina dhe rangjet drejtuese, ja “klubi” i ish-ëve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT