• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI/ A po përgatitet të iki nga Shqipëria? Adriatik Llalla në 3 muaj, 40% të kohës, jashtë. Ja pse mund ti bllokojnë pasaportën…
Home
Breaking News

ALARMI/ A po përgatitet të iki nga Shqipëria? Adriatik Llalla në 3 muaj, 40% të kohës, jashtë. Ja pse mund ti bllokojnë pasaportën…

28 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas nisjes zyrtare të hetimeve për pastrim parash, institucionet ligjzbatuese janë në alarm pasi dyshojnë se ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla mund të jetë duke u përgatitur për të lënë përgjithmonë Shqipërinë, duke dashur që ti shmanget në këtë mënyrë edhe përgjegjësisë penale.

Shkak për këtë është bërë axhenda e ish shefit të organit të akuzës shqiptare, pas shkarkimit të tij nga Parlamenti më 18 dhjetor 2017 kur u betua edhe pasaardhësja e tij që sot është në detyrë, Arta Marku.

Nga ajo kohë e deri më sot për Llallën kanë ndodhur disa zhvillime që nisin nga tërheqja e tij më 11 shkurt 2018 nga sistemi i Drejtësisë; vendimi i Departamentit Amerika të Shtetit për ti ndaluar atij dhe tre familjarëve më madhorë hyrjen në SHBA me motivacionin për pjesëmarrje në raste të mëdha korrupsioni në detyrë; ndërprerja e procesit të vettingut dhe dhjetë ditë më parë fillimi zyrtar i hetimeve nga ana e Prokurorisë së Durrësit për akuzën e rëndë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Kalimet nga kreu i Prokurorisë në të hetuarin e saj kryesor sot; nga maja e sistemit të drejtësisë, tek qëndrimi jashtë saj; nga njeriu më i kërkuar dikur nga “miqtë” që sot e kanë braktisur të gjithë, në më të anatemuarin e ditës,- duket se e kanë vendosur Adriatik Llallën para dilemës nëse duhet të vijojë të qëndrojë në Shqipëri, apo të iki diku tjetër jashtë saj. Mediat thanë pak ditë më parë se Gjermania i ka refuzuar atij zgjatjen e kohës së qëndrimit atje. Faktikisht bashkëshortja e tij jeton në Tiranë, edhe fëmija i tyre më i vogël. Në Gjermani janë vetëm dy fëmijët më të rritur që vazhojnë shkollën atje, por që në të shumtën e rasteve shihen nëpër ambjentet luksoze të ish Bllokut.

Në gati tre muajt e largimit nga detyra, duke iu referuar të dhënave nga aeroporti i Rinasit, ish Kryeprokurori rreth 40% të kohës, ose plot 37 ditë ka qëndruar jashtë Shqipërisë. Duke udhëtuar 6 herë jashtë vendit. Nga këto, 5 herë drejt Gjermanisë dhe herën e fundit drejt Romës, në Itali.

Dje Llalla është parë nga mediat të frekuentojë ambjentet e Hotel “Tirana” dhe mësohet se është rikthyer në Shqipëri, në datën 22 mars 2018 nga Rinasi.

Nisur nga ky intensitet i pazakontë i udhëtimeve të ish Prokurorit të Përgjithshëm me shumë gjasë organet kopetente mund të jenë duke menduar edhe opsionin e bllokimit të pasaportës personale, për të parandaluar çdo të papritur të pakëndshme për hetimin zyrtar që ka nisur ndaj tij. Pasi ka zëra se ai mund të kërkojë strehim politik, ndoshta në ndonjë vend të BE, meqë në SHBA figuron tashmë në listën e zezë.

Përgatiti: Alpenews.al      

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E enjte 29 mars: Nga ekstremi në ekstrem! Temperaturat do të pësojnë një RRITJE të... (FOTO)
Previous article E adhmja e Rusisë - komente të analistëve

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT