• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Falsifikimi i pronës 100 milionë euro në Karaburun, burg 4 personave. Dënimi më i rëndë për…
Home
Breaking News

EMRAT/ Falsifikimi i pronës 100 milionë euro në Karaburun, burg 4 personave. Dënimi më i rëndë për…

28 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dënuar me 43 vite burg katër persona të përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e bregdetit. Dënim me burg kanë marrë dy përfituesit e tokës dhe dy ish-zyrtare të Hipotekës dhe Gjykatës së Vlorës.

Bëhet fjalë për tri raste, ku me anë të dokumenteve të falsifikuara u bë regjistrimi i 220 ha tokë në Karaburun, 33 ha në Plasë dhe 89 ha në Zvërnec të Vlorës.

Seanca u drejtua nga gjyqtarët Albert Spiro, Arbana Selmanaj dhe Laurent Fuçia, ndërsa prokuror i çështjes ishte Albert Kuliçi. Gjatë shpalljes së vendimit, në sallë nuk ishte asnjë nga të pranishmit, ndërsa pas dhënies së vendimit, ata kanë 15 ditë kohë për ta çuar në Apel.

Dënimin më të rëndë e ka marrë 56-vjeçari Raimond Mëzi, me 18 vite heqje lirie, i shpallur fajtor për përfitim toke me anë të dokumenteve të falsifikuara në gadishullin e Karaburunit dhe në Zvërnec, në total një sipërfaqe prej 309 ha, ndërsa prokurori kërkoi 21 vite burg.

Ndërsa Lefter Gjergji, i shpallur fajtor për përfitimin e 33 ha në zonën e Palasës përmes falsifikimit të dokumenteve, u dënua me 16 vite burg, nga 19 vite heqje lirie që kërkoi Prokuroria. Vendimi për dënimin e dy përfituesve është dhënë në një kohë kur ata po hetohen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kurse për ish-punonjësen e Zyrës Vendore për Regjistrimin e Pronave në Vlorë, Blerina Dhrami, Gjykata dha vendimin me 6 vite burg nga 11 që kërkoi Prokuroria, pasi u shpall fajtore për falsifikim të dokumenteve.

Për Donika Besimaj, ish-arshiviste e Gjykatë së Shkallës së Parë Vlorë, u dha një dënim me 3 vite burg për shpërdorim detyre. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Enkes Hysnedhima, ndërsa ky i fundit ishte avokat i Raimond Mëzit prej vitit 2014, kohë kur është kryer shitja apo dhurimi i pronës te palë të treta.

Vendimi i Gjykatës u argumentua me faktin se prona është regjistruar në vitin 2012, në Hipotekë dhe se avokati nuk ka pasur rol. Sekuestrimi i tokave në Karaburun, Palasë dhe Zvërnec u bë në vitin 2016 me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, pas një hetimi disamujor dhe dyshimeve se ishin përfituar me dokumentacion të falsifikuar, gjë e cila solli dhe arrestimin e Raimond Mëzit dhe Lefter Gjergjit, ndërsa Blerina Dhrami, ishpunonjëse e ZVRRP-së Vlorë, mbetet ende edhe sot në kërkim.

Pas shpalljes së vendimit, të dënuarit kanë afat 15 ditë për ta çuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Hetimi për këtë çështje nisi në vitin 2016, ndërsa si çështje penale është regjistruar në Gjykatë në datë 24 korrik të vitit 2017.

Hetimi i Prokurorisë mbi njërin prej falsifikimeve më të mëdha të pronave në Shqipëri nisi në shkurt të vitit 2016, pas kallë- zimit penal të njërit prej pretenduesve të tokës, Malo Bado. 74-vjeçari iu drejtua Prokurorisë pasi kishte dështuar për 1 dekadë të fitonte të drejtën e pronës në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, tokë që, sipas tij, iu grabit nga “mafia e pronave të Vlorës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamjet kur dy objekte fluturues kalojnë pranë një helikopteri ushtarak, dyshimet për UFO
Previous article Jo vetëm për Sali Berishën, reperi Stresi jep jetën edhe për këtë politikan (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT