Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24 u diskutua çështja e dosjes “Llalla” si dhe Vettingu.
Në lidhje me hetimin e ish-kryeprokurorit, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studio tha është zyrtare tashmë që prokurora e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës.
Ajo u shpreh se është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në fshehtësi totale.
Është zyrtare që prokuroria e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës. Ky i fundit nuk ka statusin e të pandehurit, janë dyshime. Është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në sekret të plotë hetimor. Hetimet 5 mujore janë kryer në diskrecion të plotë, sic e do ligji. Ka një rritje drastike të pasurisë së Llallës nga viti 2003 kur ka deklaruar pasurinë e deri tani. Ky hetim po kryhet nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Nuk dihet a do kemi një hetim në gjendje të lirë, sekuestrim pasurie a ndonjë masë tjetër.
Dyshime për Llallën janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes.
A rrezikon Llalla prangat?
Klodiana Lala: Të gjithë zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion apo pastrim parash, gjykata ka operuar për masën e arrestit me burg. Nga praktika, prokuroritë kanë operuar me masë sigurie në mungesë për të mos i lënë mundësinë e daljes jashtë shtetit personit në fjalë. Nuk mund ta them definitivsht. Ai rrezikon deri në 7 vite për këtë vepër penale, por nëse faktohen akuza të tjera atëherë dënimi rritet


