• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gruaja me kancer në pritje të kimioterapisë: Prej tre muajsh ngela në dyert e spitalit
Home
Sociale

Gruaja me kancer në pritje të kimioterapisë: Prej tre muajsh ngela në dyert e spitalit

27 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Prej tre muajsh pret në portën e onkologjikut për të ardhur ilaçi i quajtur avastin që shërben si medikamenti kryesor kundër kancerit të vezoreve. E quajnë Lena dhe është nga qyteti i Lushnjës. 61-vjeçarja tregon se është diagnostikuar me kancer të vezoreve para disa muajsh dhe i është nënshtruar disa operacioneve në shtetin italian për heqjen e tumorit, kosto që thotë se u mbuluan nga spitali.

Por me rikthimin në Shqipëri ku dhe do duhej t’i nënshtrohej kurës së kimios gruaja mëson se spitali ‘Nënë Tereza’ nuk e disponon ilaçin avastin dhe se i duhet të pres në shtëpi derisa nga shërbimi onkologjik t’i komunikohet furnizimi me këtë bar tepër të kushtueshëm.

Por nga QSUT nuk është kujtuar kush thotë ish-infermierja e dalë në pension ndaj dhe i është drejtuar me mesazh ministres së shëndetësisë dhe kryeministrit Rama, por më kot. Përballë sëmundjes që avancon në mungesë të kurës gruaja thotë se kërkoi borxh tek të afërm dhe për të mundësuar dy seanca kimio në Itali për muajt janar shkurt. Marsi sërish e gjen në hyrje të onkologjikut me shpresë se këtë herë medikamenti është siguruar edhe për te por kupton se për disa ka e për disa jo. E rrënuar nga borxhet e shëndetit ku shteti i saj ka kontribuar thuajse zero 61-vjeçarja pensioniste i drejtohet me një lutje publike numrit një të qeverisë me shpresë se këtë herë lutja e saj do të ketë më shumë efekt se mesazhet pa përgjigje.

Të kontaktuar nga ‘News24’, burime nga drejtoria e Spitalit pohojnë se në të njëjtën ditë që është realizuar interviste, të hënën shërbimi onkologjik është furnizuar me medikamentin avastina. Por pa specifikuar se prej sa kohësh vijon mungesa e medikamentit dhe a mjafton furnizim me këtë medikament për të gjithë të sëmurët që trajtohen me avastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shembet çatia e shtëpisë, zë poshtë të moshuarit dhe vajzën e tyre
Previous article Arsyeja prekëse pse Ronaldo nuk bën tatuazh

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT