• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ Përplasja e policisë me bandën e HAJDUTËVE, rindërtohet SKEMA grafike e ngjarjes (VIDEO)
Home
Breaking News

GRABITJA NË FIER/ Përplasja e policisë me bandën e HAJDUTËVE, rindërtohet SKEMA grafike e ngjarjes (VIDEO)

27 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e grabitësve me policinë të premten në Fier, ku mbeti i vrarë, Xhuliano Sollaku si dhe u plagos shoku i tij, Arben Muço.

Hetuesit dhe ekspertët e policisë kanë ndërtuar skenën e krimit, bazuar në deklarimet e punonjësve të policisë që morën pjesë në aksion. Tv Klan ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes përmes një skeme grafike.

Fillimisht grabitësve iu bë thirrje për t’u dorëzuar. Në këtë moment dy personat që ndodheshin në katin e dytë, dolën në këtë ballkon të shesh pushimit me duart lart. Ata lanë të kuptohet se do të dorëzoheshin, por kur mbërritën në shkallët e katit të parë, dy grabitësit, të armatosur me automatik dhe pistoletë hapën zjarr ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj.

Një makinë e cila ndodhej e parkuar pranë pallatit, menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit u largua në drejtim të unazës veriperëndimore të qytetit të Fierit. Në këtë automjet besohet se kanë qenë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Sollakut dhe Muços.

Në sheshpushimin e pallatit, gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një çantë me vegla pune, me të cilat agresorët po përpiqeshin të shqyenin derën e familjes së Minella Muçës. I plagosuri Abren Muça, konsiderohet nga policia si çelësi i hetimit të kësaj çështjeje.

Pas trajtimit disa ditor në spitalin e Fierit, për shkak të plagës së marrë në përplasjen me policinë, ai është transferuar në ambientet e paraburgimit në Fier, ku pritet të qëndrojë deri në fund të gjykimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori i Liverpoolit/ Emre Can kritikon ashpër mediat
Previous article Njihuni me policin kosovar që arrestoi Marko Gjuriç

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT