Aleanca e Grave deputete zgjodhen sot strukturën drejtuese ku kryetare u zgjodh znj. Dhurata Çupi, zëvendëskryetare u zgjodh znj. Elona Gjebrea dhe Sekretare u zgjodh znj. Silva Caka.
Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, znj. Dhurata Çupi në fjalën e saj pas zgjedhjes si kryetare falënderoi deputetet për mbështetjen e dhënë duke shtuar se ky forum do të qëndroj larg ndikimeve politike.
Zëvendëskryetarja znj. Elona Gjebrea u shpreh se kjo do të jetë një aleancë aktive.
“Ju falënderoj për mbështetjen dhe jam e bindur që do të jetë një aleancë aktive në mbështetje të grave, në mbështetje të grupeve që kanë nevojë në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile në përmbushje të gjithë rezolutave dhe detyrimeve që ne kemi”,- tha znj. Gjebrea.


