Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku raportoi për 3 orë kreu i SHISH, Helidon Bendo.
Bendo u pyet për ekzistencën e një raporti sekret për 124 drejtues të lartë policie të inkriminuar në trafik drogë. Sipas burimeve, Bendo nuk mohoi dhe as pohoi ekzistencën e këtij raporti.
Gazetari Klajdi Bodlli duke iu referuar burimeve nga takimi bën me dije për “BalkanWeb” se Bendo është pyetur gjithashtu edhe për influencat ruse në Shqipëri, po kreu i SHISH ka mohuar të ketë influenca të qarta ruse, por sipas tij ka tendenca të tilla.
Helidon Bendo është pyetur në mbledhje edhe për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë të kapur në Durrës si dhe drograt e tjera, por nuk i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë kësaj pyetje duke u shprehur se sfida me narkotikët.


