• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Veriu i Kosovës përplas Thaçin dhe Haradinajn, kush është njeriu i Ramushit që po kërkon ta arrestojë Presidenti
Home
Rajon

Veriu i Kosovës përplas Thaçin dhe Haradinajn, kush është njeriu i Ramushit që po kërkon ta arrestojë Presidenti

27 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Situata e djeshme ka ftohur marrëdhëniet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, pasi Presidenti e ka anashkaluar Kryeministrin rreth intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për arrestimin e Gjuric. Por, një arsye tjetër që dy zyrtarët nuk po shkojnë mirë mes tyre kohëve të fundit, është edhe njeriu që e kontrollon Veriun e Kosovës, Milan Radojiçiq, mik i Kryeministrit Haradinaj. Arrestimin e tij po e kërkon Presidenti Thaçi, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se njeriu që e kontrollon veriun e Kosovës Milan Radojiçiq, ka tensionuar raportet ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Milan Radojiçiq, i cili konsiderohet si shef i mafias në Veri të Kosovës, është edhe mysafir i shpeshtë në Prishtinë, për shkak të raporteve me Ramush Haradinajn.

Muaj më parë, Haradinaj e kishte pritur Radojiçiqin në një nga restoranet e Prishtinës. Por, kohëve të fundit, emri i tij është ndërlidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq. Kjo është edhe arsyeja që Presidenti Hashim Thaçi është duke e kërkuar arrestimin e tij. Haradinaj ndërkaq ka raporte me të ngrohta me kapon e Veriut.

 

Gazeta Express merr vesh se Milan Radojiçiq ka qëndruar në Shtëpinë e Haradinajt ditëve të fundit, kur është diskutuar mundësia që Lista Srpska ta votojë demarkacionin. Aty kanë qenë edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, si dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Presidenti Thaçi është duke bërë presion tek institucionet e drejtësisë për arrestimin e Milan Radojiçiqit rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Për implikimin e Radojiçiqit në vrasjen e Ivanoviqit kishte folur edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se Ivanoviq dhe Radojiçiq kishin pasur konflikt që nga viti 2000.

“Kam qenë në dijeni për konfliktet e tyre në Veri, ato politike dhe jo vetëm politike. Ka qenë e qartë që dyshimi (për vrasjen e Ivanoviqit), do të bie mbi të. Ai (Radojiçiq), e ka ditur se të gjithë do ta drejtojnë gishtin kah ai. Ajo që unë po e shoh është se hetimet po zhvillohen në të gjitha drejtimet”, pat thënë Vuçic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern – Real, “luftë e ftohtë” për Robert Lewandowskin
Previous article Arrestimi i Gjuriç dhe largimi i Listës Serbe/ Reagon Haradinaj: Nuk kam në plan të dorëhiqem...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT