• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sot protestojnë, por në 2010-n Berisha deklaroi: Rruga e Kombit, se s’bën me konçension!
Home
Shqipëri

Sot protestojnë, por në 2010-n Berisha deklaroi: Rruga e Kombit, se s’bën me konçension!

27 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Qëndrimi i Partisë Demokratike në lidhje me Rrugën e Kombit është tejet hipokrit, siç dëshmojnë edhe deklaratat e shkuara të bëra nga Kryeministri Berisha në lidhje me këtë rrugë.

Ndonëse PD sot proteston për vendosjen e një pagese prej 5 eurosh, kur ajo ishte në pushtet, Kryeministri haptazi pranonte se mirëmbajtja e rrugës nuk mund të përballohej nga buxheti i shtetit dhe theksonte se ajo duhet t’i kalonte me konçension një firme të madhe.

Në një takim në Petrelë me gazetarët, në gusht të vitit 2010, ndërsa premtonte se Rruga e Arbrit do të kompletohej në të gjithë gjatësinë e saj me dy korsi (premtim që nuk u mbajt kurrë), Berisha tha: “Ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot, sepse nuk kemi organizma të fuqishme, sipërmarrje shtetërore për mirëmbajtje kaq të fuqishme. Ne do të detyrohemi që atë t’ia japim një kompanie të madhe, siç bëjnë të gjitha vendet, që siç e keni dëgjuar, ose i japin me koncesion, ose i privatizojnë, sepse mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i rëndësishëm”.

Megjithatë, sot, për interesa të ngushtë politikë PD ka kthyer pllakë dhe dënon një konçension, procedurat për të cilin i nisën ata vetë.

I ngjashëm është edhe qëndrimi i LSI, që gjithashtu i është bashkuar zhurmuesve kundër rrugës.

Ishte ministri Haxhinasto ai që finalizoi procedurën e koncensionit dhe ish-ministri Dervishaj, përsëri nga radhët e LSI, ai që vendosi firmën përfundimtare mbi koncensionin e Rrugës së Arbrit.

Pavarësisht kësaj, LSI sillet sikur nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, duke iu bashkuar zërave të partisë tjetër më të madhe në opozitë, kjo thjesht dhe vetëm për oportunizëm politik./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ajola Xoxa realizon klipin zyrtar të Eugent Bushpepës, këngëtari me “look” të ri (VIDEO)
Previous article Moderatorja shqiptare bën këtë gjest human / Nxjerr në ankand pikturën e veçantë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT