Deputetja e Partisë Socialiste në Fier, Adelina Rista ka reaguar pas lëvizjeve të ditëve të fundit që disa këshilltarë të LSI janë larguar nga kjo parti për t’iu bashkuar PS-së.
“Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!”, shkruan ajo ndër të tjera.
REAGIMI I PLOTE
… Të zhgënjyer???!!!
… Tani u qenkeshin hapur sytë???!!!
… Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!
…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!
Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë palagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës…
Fenomeni LSI!……
Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet…
#FenomeniLSI#


