• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ENGJËJT MBROJTËS TË FIERIT”/ Patrulla që neutralizoi GRABITJEN e familjes, kapi në kohë rekord edhe hajdutët e “exchange”-t
Home
Ekskluzive

“ENGJËJT MBROJTËS TË FIERIT”/ Patrulla që neutralizoi GRABITJEN e familjes, kapi në kohë rekord edhe hajdutët e “exchange”-t

26 March, 2018 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me policinë e Shtetit bëri një falenderim për patrullën që u përball me 4 grabitësit e armatosur pak ditë më parë në Fier.
Ishte kryeministri ai që zbuloi detajin e veçantë, se kjo ishte e njëjta patrullë që u përball me një grabitës që i mori jetën një qytetari.

“Po kjo patrullë rreth një muaj ndoqi me shpejtësi të lartë dhe arrestoi grabitësin e armatosur që i mori jetën një qytetari.”

E premte , 2 mars 2018: Rreth orës 10:55 të së premtes Agur Vrenozi dhe Gëzim Hoxha ndodheshin në punë si çdo ditë tjetër, kur 3 persona të armatosur iu afruan për të grabitur pikën e këmbimit valutor në pronësi të Hoxhës.

Ndonëse në një orë dhe një zonë me lëvizje të shumta, 3 grabitësit, Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, nuk nguruan të përdornin armën.

Në momentin që pa grabitësit brenda pikës së këmbimit të mikut të tij Hoxha, 54-vjeçari Vrenozi nuk qëndroi duarkryq, por ndërhyri.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por edhe pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, me qëllim që të ndalonte grabitësit, Vrenozi fillimisht u mbylli atyre derën.

E në përpjekje për t’i ndaluar ata, ai kapi një karrige dhe i goditi grabitësit me të.

Por pikërisht ky veprim heroik i kushtoi babai të katër fëmijëve jetën. Grabitësit hapën zjarr duke e lënë të plagosur 54-vjeçarin në kokë.

Në gjendje të rëndë, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Fierit, e pak më vonë u transportua drejt Tiranës. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve, Vrenozi ndërroi jetë, një ditë më vonë.

Dëshmitarë në zonën “Zogu i Zi” të Fierit, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë duke folur për mediat rrëfyen se e teksa Vrenozi qëndronte i plagosur përtokë, askush nuk u afrua për ta ndihmuar.

E teksa largoheshin, grabitësit qëlluan edhe pronarin e Gëzim Hoxha, duke e lënë gjithashtu të plagosur.

Çfarë ndodhi tri ditë më parë (23 mars):

Xhuljano Sollaku, së bashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.

Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje.

Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.

Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestimi i zyrtarit serb në Kosovë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Previous article Personazhet shqiptare që kanë zvogëluar hundën dhe shumë mirë kanë bërë!

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT