• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASTRIM PARASH”/ Prokuroria SEKUESTRON të gjitha kontratat e shitblerjes së pronave të ish Kryeprokurorit ADRIATIK LLALLA
Home
Breaking News

“PASTRIM PARASH”/ Prokuroria SEKUESTRON të gjitha kontratat e shitblerjes së pronave të ish Kryeprokurorit ADRIATIK LLALLA

26 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria ka sekuestruar sot të gjitha kontratat e shitblerjeve të pasurive në kohën kur Adriatik Llalla ka qenë Prokuror i Përgjithshëm. Për të prej ditësh Prokuroria e Përgjithshme me anë të një grupi special hetimi, ka verifikuar dhe investiguar duke marrë informacione nga hipotekat, ILDKPI dhe zyrat notariale dhe ato të vlerësimit të pasurive të patindshme.

Pasi është konstatuar se kishte elementë të mjaftueshëm, Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Mësohet se ish-kreu i organit të akuzës akuzohet për pastrim parash, ndërsa regjistrimi i procedimit u bë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dërgoi një javë më parë zyrtarisht gjetjet për ish-prokurorin e përgjithshëm.

Dosja do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit Donika Prela, ndërkohë që organi i akuzës në qytetin bregdetar ka kërkuar informacione nga disa institucione. Burimet thanë se për ish-prokurorin e përgjithshëm, akuza e Durrësit ka kërkuar informacione nga Hipoteka, Tatimet si dhe ILDKPI e cila ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës.

Regjistrimi i procedimit penal në Durrës ka të bëjë me konfliktin e interesit, pasi në kohën që Llalla ka qenë Prokuror i Përgjithshëm drejtuesi i Krimeve të Rënda apo dhe i Tiranës ushtronin funksione në kryeqytet ndërsa njëri prej tyre është emëruar nga Llalla.

Pak kohë më parë sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson e shpalli ish-prokurorin e përgjithshëm “non grata”, pasi sipas autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai dyshohej si i përfshirë në afera të mëdha korruptive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vijon “lufta e ftohtë” me Rusinë, Gjermani dhe SHBA marrin vendimin drastik
Previous article Portugalia e Ronaldos, sfidon Holandën e rinovuar

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT