• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASAPORTAT FALSE/ Dy vajza shqiptare vënë në lëvizje Spanjën dhe Portugalinë
Home
Aktualitet
Kronikë

PASAPORTAT FALSE/ Dy vajza shqiptare vënë në lëvizje Spanjën dhe Portugalinë

25 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile dy letërporosive të percjella nga autoritetet spanjolle dhe portugeze të drejtësisë. Ato kërkojnë hetime në Shqipëri për tre raste të ndalimit në këto vende të shtetasve shqiptarë me pasaporta false.
Përpjekjet e shtetasve shqiptarë për të emigruar në vende të ndyshme të Europës, apo përtej oqeanit përmes dokumente fasle, kanë vënë në lëvizje drejtësitë e këtyre vendeve.

Për llogari të procedimeve të regjistruara për “falsifikim dokumentesh” palët përkatëse kanë kërkuar hetim edhe në Shqipëri.

“ABC News” ka mësuar se Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit të dy letërporosive, që kanë si objekt kryerjen e veprimeve hetimore në Shqipëri për shqiptarë të ndaluar me dokumente false në Spanjë dhe në Portugali.

Kështu, gjyqtari Gerdi Hoxha ka pranuar kërkesën e drejtësisë portugeze për marrjen në pyetje të dy vajzave, me iniciale C. B. dhe GJ. J, njëra banore e Tiranës dhe tjetra e Prrenjasit për llogari të procedimit. Gjykata ngarkon Prokurorinë t’i marrë në pyetje për rrethanat në të cilat kanë siguruar pasaportat false, kur, kujt dhe sa kanë paguar për to.

Në një çështje tjetër, gjyqtari Lazer Sallaku ka pranuar letërporosinë e dërguar nga drejtësia e Spanjës. Permes saj autoritetet spanjolle kërkon të vihet në dijeni një 32 vjeçar me inicialet R. D. me banim në Tiranë, për aktet e procedimit penal të regjistruar ndaj tij në Gjykatën e Palma de Majorkës dhe për marrjen e një avokati.

Ky person ishte ndaluar nga Policia Kombëtare në 23 qershor 2016 në aeroportin e këtij vendi në bordin e një avioni me destinacion Angline, teksa mbante me vete një pasaportë false me emrin e një shtetasi italian.

Nuk ka të dhëna nëse shtetasit e mësipërm janë ndihmuar nga anëtarë të një rrjeti të madh të trafikimit të personave përmes dokumenteve false të goditur javën e kaluar nga Policia e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eneda Tarifa SHOKON: Humba virgjërinë kur isha 16 vjeçe dhe... (VIDEO)
Previous article Pesë lojtarët me më shumë gola në fanellën e kombëtares

F.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT